E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme në i pandehur”, Tahiri: Unë jam prapë ministër kampion!
Politikë

“Nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme në i pandehur”, Tahiri: Unë jam prapë ministër kampion!

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u pyet përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda nëse kishte pengje për periudhën kur ishte ministër i Brendshëm dhe tani ndodhet i pandehur zyrtar.

Pyetje-përgjigje: 

-A keni pengje për mënyrën se si keni drejtuar kur keni qenë ministër i brendshëm?

Tahiri: “Ky nuk mund të jetë momenti ku unë të rrëfej jetën time”.

-Sepse nga një ministër kampion jeni një i pandehur zyrtar.

Tahiri: “Unë jam prapë ministër kampion. Atë që kam bërë për Policinë e Shtetit nuk kthehem kurrë mbrapa”.

Tahiri u pyet nga gazetarët përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda edhe për mos pjesëmarrjen në kongresin e Partisë Socialiste zhvilluar të shtunën e shkuar.

a87698c1-a528-4556-9cda-e0c20eeec4f4

Tahiri preferoi të mos bënte ndonjë koment, ndërsa shtoi se priste të fliste pas mbylljes së çështjes që i hapi politika.

“Nuk kam asnjë koment. Është vendimi im për të mos bërë politikë deri kur kjo çështje që më bëri politika të mbyllet”, tha Tahiri shkurt.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.