Fronti i qelbësirave, ambasadorët dhe show mediatik i Saimir Tahirit
Çështja “Tahiri” nuk bind askënd! Shkruan aktivisti i shoqerise civile Nderim Lushi ne nje artikull per “Demokracy”
Autori shprehet me tej se: Janë Nano, Berisha, Rama, Basha, Kokëdhima, Meta (etj) me në krye familjen e vrasësit Enver Hoxha, ndër aksionerët kryesorë të Republikës private dhe të korruptuar Shqipëri. Gjithashtu z.Lushi ndan mendimin se ; Prapa çdo biznesi që kushton mbi 1 milion euro është një politikan; prapa çdo biznesi që kushton mbi 50 milionë euro është një Enverist… Me poshte lexoni te plote shkrimin e botuar ne statusin e tij.
Tahiri nuk pasurohet nga marijuana e lirë dhe boshe, por tregu i 3 milionë shqiptarëve që paguajnë miliarda dollarë në vit për ilaçet e Tahirit, kjo po që është fitim.
Ne nuk jemi Bolivia, ku prodhohet koka dhe kokaina, as Afganistani i opiumit dhe i heroinës; ne jemi toka djerr e pak-kultivuar e cannabis sativës, e cila në BE, as nuk konsiderohet drogë dhe as objekt i ndonjë fitimi kolosal apo maksimal.
Marijuana ka shumë probleme; ka volum për t’u transportuar dhe në tregun europian kushton krejt lirë, plus saj ka vështirësi në magazinimin apo ruajtjen e saj, kjo krahasuar me heroinën dhe kokainën e shtrenjtë. Në BE, marijuana është legale në Hollandë dhe pjesërisht legale në gjithë BE-në; t’i thuash një njeriu në BE që hashashi është biznes droge, të merr për adoleshent ose për të painformuar.
Gjithsesi në Republikën e Korruptuar (Shqipëri), lekët bëhen tek gjërat në dukje legale; mund të bëhen miliarda dollarë përmes pastrimit të parave në banka; përftohen miliarda dollarë nga monopolet në naftë, duhan, kafe, media, energji elektrike dhe se marijuana është e pallogaritshme, kjo krahasuar me miliardat që fitohen ilegalisht dhe korruptivisht përmes monopoleve në dukje legale.
Prapa çdo biznesi që kushton mbi 1 milion euro është një politikan; prapa çdo biznesi që kushton mbi 50 milionë euro është një Enverist…
Janë Nano, Berisha, Rama, Basha, Kokëdhima, Meta (etj) me në krye familjen e vrasësit Enver Hoxha, ndër aksionerët kryesorë të Republikës private dhe të korruptuar Shqipëri.
Para dy ditësh dëshmuam në media një “martesë” politike të çuditshme, por të shpjegueshme: Meta-Kryemadhi-Kokëdhima; a nuk ishin të gjithë sigurimsat dhe trushpëlarët e PD-së që shanin deri dje Metën dhe oligarko-enveristin Kokëdhima? Ndërsa sot krejt qetë-qetë u bashkuan publikisht nën frontin e rremë dhe të qelbët anti-tahiri.
Unë besoj që kemi të bëjmë me një skenar të paralajmëruar më parë nga ambasadorët, dhe të fryrë nga gjithë klasa politike, kjo në funksion të trushpëlarjes kolektive dhe të shpërqendrimit publik.
Ambasadori Lu është në telashe me kontratën dhe imazhin e tij me publikun; Lu deri sot ka dhënë prova vetëm për LGBT-ë, duke i “shitur” për shoqëri civile, dhe reagimet ndaj Shukri Xhelilit dhe pjesa tjetër mbetet vetëm mashtrim dhe humbje kohe.
Çështja Tahiri çalon në çdo këndvështrim; Tahiri është ordineri dhe fundërrina më e besuar e Ramës, më tej Rama është shërbetori (së bashku me Bashën+Meta) më i besuar i vetë protektorit dhe provokatorit LU, kështu që Tahiri është shumë pranë krerëve për ta menduar si të vërtetë skenarin ndaj tij. Ordineri Tahiri thjesht ka zëvendësuar show-t e Doshit, Roshit etj. Unë mendoj që prapa këtij skenari është vetë ambasada Amerikane, e cila po bën çmos të ruajë imazhin brilant, engjëllor dhe të virgjër, në mes të një Shqipërie të sakatuar, të vrarë dhe të varfër, dhe një çështje “bombë” si e Tahirit do të bënte që të shpërqendrohej mjaftueshëm opinioni publik, duke lënë kështu të qetë qeverinë dhe protektorët ambasadorë.
Por në fund të ditës të kujtohen armët kimike që mund të jenë depozituar diku në Shqipërinë e mesme, të vjen ndër mend baza terroriste e mbi 3000 muxhahedinëve Iranianë, të kujtohen firmat piramidale me grabitjen 3 miliardë dollarëshe, prishja e 500 fabrikave, shitja masive e armatimit Shqiptar dhe lekët që përfunduan deri në Washington; nis kështu e mendon sesa të varfër, sesa të pashpresë jemi dhe se nga ç’kriminelë qeverisemi; aty gjërat nisen e adresohen bindshëm dhe logjikshëm në të vetmen portë që pjellën dhe krijon skenare të zhurmshme, dhe ajo është vetë ambasada Amerikane, së bashku me shërbyesit e saj, krerët antishqiptarë dhe të korruptuar të PD-PS-LSI…
Shqiptarët nuk kanë çka humbasin dhe se revolucioni paqësor mund të nisë në çdo çast!
Tahiri është kriminel dhe meriton burgim të përjetshëm, së bashku me qindra politikanë të tjerë, por çështja mediatike dhe e zhurmshme “Tahiri” është e rreme dhe në funksion të zhurmimit dhe të trushpëlarjes kokektive!
Për Revolucion Paqësor!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



