Nga pantallonat e palara të Bashës në çitjanët e Ramës
Gazetari, Elvi Fundo ditën e sotme ka ironizuar kreun demokrat, Lulzim Basha, por edhe kryeministrin Edi Rama me çitjanet e tij që shpesh i komenton edhe vetë Basha.
Në një shkrim në rrjetet sociale, gazetari Elvi Fundo tregon se në fakt mes pantallonave të Lulzim Bashës dhe çitjaneve të Ramës, nuk ka asnjë ndryshim.
Fundo nga ana tjetër në tone ironie bën thirrje që duhet të dalë dikush e t’i thotë liderit të madh të Republikës së Re që të ndërrojë pantallonat e palara teritali bezhë ose të paktën të mos merret me çitjanët e Ramës, të cilën e ka kthyer kryefjalë në fjalimet e tij.
Elvi Fundo ironizon më tej, teksa thotë se Lulzim Basha ngjan me dikë që s’ka qenë kurrë i ri, por që “kërkon ndjesë”nëse kjo uniformë “ultramoderne” e Lulzim Bashës është vendosur në konsultë të plotë me Aldo Bumçin dhe Edmond Spahon.
“Dikush duhet t’i thotë këtij liderit të madh të Republikës së Re ta ndërroje këmishën e kaltër dhe pantallonat teritali bezhë, që vesh përditë në fushatë. Se nuk është Arian Çani tek “Zonë e lirë”, i cili e ka zgjedhje stilistike bluzën e zezë dhe xhaketën e përhershme, por jo se nuk e di. Ose të vazhdojë kështu deri me 25 qershor, se njësoj do të dalë rezultati.
Por të paktën të mos merret me “çitjanet” dhe kanotieret e Edi Rames, se i bën nder atij, dhe qeder vetes.
Sepse i futur në të njëjtën këmishë dhe nën të njëjtat pantallona me rrip te shtrënguar në mes (për të cilin Gjergj Lezhja thotë se do i bien në fund të këmbëve) ngjan me dikë që, jo vetëm nuk ka qenë ndonjëherë, por as nuk ka për të qenë kurrë i ri në të ardhmen.
Maksimumi që mund të bëjë është të merret me daullen e Ilir Metës, te cilin e ka mision historik për ta pasur poshtë vetes kur të numurohen votat.
I kërkoj ndjesë sidoqoftë zotit Basha, nëse këtë uniformë “ultramoderne” e ka vendosur në konsultim me Aldo Bumçin dhe me Mondi Spahon”, përfundon Elvi Fundo.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në çdo dalje të tij në takimet elektorale e ka kthyer temë diskutimi veshjen e kryeministrit, Edi Rama, të cilën e konsideron aspak serioze./CityNews
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


