Nga ta zë, o vendi im i 1000 halleve?!
Ndonjeherë me kap dëshira t’u përvishem gjërave, me entuziazem e vullnet. Të bëj ndonjë gjë për të penguar arrogancën apo abuzimin. Por sapo fiksohem në ndonjë gjë, ashtu si kokoshkat ne mikrovale, shperthen tjetra, dhe me humbet fokusi. Janë shumë gjëra që duhen zgjidhur, shumë fronte lufte.
Dhe ndihem i pafuqishëm. Me kë të merrem më përpara: me permbytjet, me tarifat rrugore, me çmimin e ujit, me skemën e ndihmes sociale, me koncesionet, me minatoret, me edukimin nëpër shkolla, me detin.
Nga ta zë? Nga vendi me i palumtur në Evropë, nga korrupsioni, nga vettingu, nga pastrimi i parave, nga droga, nga check up-i, nga lobingjet, nga vjedhja e tokave ne bregdet, nga pallatet 100 katëshe që nuk do paguajne taksa, nga apartamentet që do paguajnë taksa, nga inceneratorët, nga shitja e diplomave, nga tritolet, nga grabitjet, etj., etj.
Problemi im eshte qe nuk e kuptoj dot kush eshte prioritare. Jam i hutuar. Ndoshta jeni dhe ju. Po iki te degjoj pak muzike klasike.
Ndoshta vjen dhe ndonjë nga ju, ju që nuk reagoni për asgjë. Te paktën të qetësojmë trutë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



