Ngjela paralajmëron Edi Ramën: Mblidh veten, ose nuk do të
TIRANË – Avokati Spartak Ngjela ka kritikuar ashpër qendrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me nismën OPEN BALKAN. Sipas Ngjelës, është e pakuptimtë, që kryeministri shqiptar kërkon të hapë kufijte e Ballkanit, ndërkohë që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.
“Këta (Rama, Vuçiç) shohin ëndrra në diell. NATO dhe SHBA janë garantuesit dhe mbështetësit e Kosovës. Kryeministri shqiptar ka gjendje të ulët mendore. Serbia nuk e njeh si shtet Kosovën dhe kërkon që të hapë kufijtë për OPEN BALKAN. Rama ose duhet të mblidhet, ose nuk do ta ketë të lehtë vijueshmërinë si kryeministër”, tha Ngjela në “Breaking”.
Avokati tha se presidenti serb është kriminel që po përfiton nga kryeministri shqiptar, i cili e trajton Kosovën si vend humbës.
“Vuçiçi është kriminel, ka marrë pjesë me Millosheviçin në vrasje. Rama nuk e trajton Kosovën si shtet fitues, ka fituar luftën e tretë botërore. Jo Moskën të marrë, por edhe sikur t’u vijë ndihmë nga Marsi, Kosova nuk bie. Ka garant SHBA-të dhe NATO-n”, tha Ngjela.
Për avokatin, dërgimi diplomatit amerikan që shkatërroi Jugosllavinë, ambasador në Shkup, do të thotë shumë.
“Rasti i Zev është precedent i vetëm në botë, që dorëhiqet, vetëm se ka humbur zgjedhjet lokale. Vajtja në Shkup e ambasadorit amerikan që shkatërroi Jugosllavinë, do të thotë shumë. SHBA nuk është shprehur për OPEN BALKAN”, tha Ngjela./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



