E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjela: Zgjedhje? Ja çfarë do të ndodhë në fundjavë!
Uncategorized

Ngjela: Zgjedhje? Ja çfarë do të ndodhë në fundjavë!

Zhvillimet e fundit politike në vend nuk i kanë shpëtuar fokusit të analizës së avokat Ngjelës, i cili ka bërë disa parashikime për fundjavën, e cila pritet të ndajë përfundimisht rrugën e zgjedhjeve të ardhshme.

Ja çfarë parashikon ai:
1. Për fundjavën pritet mot i qëndrueshëm, vende vende me vranësira por që nuk do të përfundojnë me reshje shiu. Më së fundi mund të themi që ka ardhur pranvera, kjo falë edhe ndihmës së aleatëve tanë perëndimorë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë.

2. Më së fundi po shohim rezultatet e politikave të SHBA dhe Gjermanisë, të cilat synonin që Partia Demokratike mos të merrte pjesë në zgjedhje. Kjo është pjesë e strategjisë së tyre disavjeçare që të asgjësonin këtë parti si prishëse e ekuilibrave gjeopolitikë dhe properëndimore Shpifjet dhe sajesat e PD si parti pro NATO dhe BE, do të marrë goditjen e fundit.

3. Më së fundi Ilir Meta u bë president i vendit, fakt që vërtetoi edhe një herë parashikimet e mia për fundin e tij politik. Parashikoj që ai të marrë dy mandate, gjë që do ta bëjë të zhduket përfundimisht nga skena.

4. Në javën e fundit pritet që Henri Çili dhe grupi i tij i studimeve antikomuniste, të nxjerrë zbulimet sesi Sali Berisha ishte i ngarkuar nga Ramiz Alia të krijonte PD dhe pengonte demokratë të vërtetë si Edi Rama të demokratizonin Shqipërinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.