Nipi i gjyshes pa facebook…
Denis Dyrnjaja
Një ditë një djalë pyeti gjyshen e tij; gjyshe si ia keni dalë të jetoni ju me parë….
– Pa teknologji
– Pa internet
– Pa kompjuter
– Pa dron
– Pa bitcoin
– Pa telefon celular
– Pa facebook
Gjyshja iu përgjigj: tamam si jeton brezi juaj sot….
– Pa humanizëm
– Pa dinjitet
– Pa sinqeritet
– Pa turp
– Pa nder
– Pa personalitet
– Pa karakter
– Pa dashuri
– Pa modesti
– E me hipokrizi
Ne që sot ju na konsideroni “të vjetër” kemi qenë njerëz të lumtur dhe jeta që kemi bërë e fakton këtë
– Pas shkolle, mësonim e më pas luanim deri në perëndim
– Luanim me shokë të vërtetë, jo me shokë interneti
– Nëse kishim etje për ujë nuk pinim në bidonë plastikë, por direkt ne çezmë
– Nuk sëmureshim duke pirë edhe nga e njëjta shishe
– Nuk u shëndoshëm kurrë sepse ishim aktivë çdo çast
– Nuk iu ndodhi asgjë këmbëve tona dhe pse luanim zbathur
– Krijuam me duart tona lodrat me të cilat luanim
– Prindërit tanë nuk ishin të pasur, por na dhanë shumë dashuri dhe jo videogame për të na mbajtur mirë
– Nuk kemi pasur telefonë celularë, playstation, computer e internet, por kishim shokë te vërtetë
– Shkonim në shtëpitë e shokëve pa i lajmëruar dhe shijonim bashkë bukën me vaj, kripë e domate
– Pjesëtarët e rritur të familjes jetonin pranë njëri tjetrit dhe kjo krijonte më shumë solidaritet
– Mund të kemi vetëm foto bardhë e zi, por kemi kujtime me shumë ngjyra brenda tyre
– Jemi nje brez unik dhe shumë i kuptueshëm, sepse jemi brezi i fundit që kemi dëgjuar prindërit dhe jemi brezi i parë që duhet të dëgjojë fëmijët!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



