E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis protesta e të rinjve: Të largohet  qeveria e oligarkëve!
Politikë

Nis protesta e të rinjve: Të largohet qeveria e oligarkëve!

FRPD dhe LRI, vijojnë protestën tek Ministria e Brendshme: Do çojmë në azil politik Ramën, Xhafën dhe…

Ashtu siç u njoftua një ditë më parë, të rinjtë e FRPD dhe LRI kanë nisur protestën përballë Ministrisë së Brendshme. Protestuesit kërkuan jo vetëm largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por edhe të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Për të rinjtë e PD-së: Qëndrimi ende në detyrë i Xhafajt është një akt i paprecedentë.

“Vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Agron Xhafaj duhet të largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme si subjekt i Ligjit Antimafia”, thuhet në një reagim të selisë blu.

Kreu i FRPD-s Beldin Këllçi u shpreh se qeveria ka pasur (Tahiri dhe Xhafaj) “dy ministria të Brendshëm të lidhur me drogën. “Drejtësia vdiq”, tha Këllçi.

Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi, gjatë fjalës së saj u shpreh: I bëjmë thirrje Edi Ramës dhe qeverisë së tij të inkriminuar të largohet dhe ti lërë vendin të rinjve.

Ajo shtoi e qeveria është në shërbim të oligarkëve dhe po largon të rinjtë nga Shqipëria.

Protestuar paralajmëruan protestë edhe ditën e nesërme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.