Nis seanca, Rama nga foltorja: Më duhet të iki dhe po flas i pari, kjo që po ndodh është…
Ka nisur senaca plenare, ku fjalën i pari e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili tha se pasi të përfundojë këtë seancë do të largohet për në Itali, ku i duhet të shpjegojë se çfarë po ndodh në vendin tonë.
“E mora fjalën në fillim se pastaj duhet largohem matanë detit dhe të shpjegoj për publikun e Italisë se çfarë kanë shfaqur me ato pamje shqetësuese, nuk është reagim popullor por brenda pallatit të politikës, të asaj partie që nuk pati sensin e reflektimit për vetveten
Një rrugë pa krye, e vetmja gjë e re, një veprim politikisht vetëvrasës. Jemi në kushtet e një sezoni të ri të një sezoni të njohur”, u shpreh Rama.

“Dhe për herë të parë u zhvilluan zgjedhje ku Kolegji Zgjedhor mbeti pa punë, pa asnjë ankesë. i bëmë të gjitha këto duke kërkuar kush fiton qeveris, kush humbet bën opozitën dhe e dyta jo më sharje dhe baltë për vendin në gjuhë të huaj.
këto të dyja kishin, nuk kishim asnjë kërkesë tjetër. Dihet si shkoi rezultati dhe dihet se pas zgjedhjeve patëm qetësi të plotë ku askush nuk e kontestoi rezultatin se të gjithë komisionarët firmosën procesverbalet pa asnjë ankesë”, shtoi ai.
Sipas Rames, “Çfarë do ndodhë me ata që janë jashtë është një pyetje që zgjedhësit e tyre duhet tua bëjnë. Ne jemi këtu për të vazhduar detyrën tonë. Mandati ynë nuk është një letër bixhozi, siç luajnë ata… pas të cilëve qëndrojnë grupe interesash që janë mundur në betejën tonë për të bërë shtetet”.
Ai theksoi se “Nuk është e rastit që një i humbur i madh në bixhoz duke iu qëndruar në krah liderit të opozitës, nuk është e rastit që një drejtor i lojërave të fatit, ishte dhe është atje, jo vetëm si protestues por dhe si menaxher, por në fund të ditës është zgjedhje e tyre dhe ajo çka duhet thënë është se lëvizja e tyre nuk i bën dot asgjë PS, dhe qeverisë.
Nëse ka një zonë që nuk preket nga tymrat dhe gjithë këto përpjekje destruktive, është kjo zonë.. zona e politikës ku jemi shumicë”.
Me tej, Rama ka kujtuar edhe deklaraten e bere nga tenori Saimir Pirgu. “Gjithçka tjetër preket, preket Shqipëria. E tha mirë Saimir Pirgu që më duhen 200 koncerte për të hequr imazhin e gomës së djegur”.
“Cfare duan keta, keta i bien vetes dhe kujtdo qe u shkon pas berihajit, pushtet ne tavoline, permbysje te rregullave. Kjo nuk behet, atehere cfare mbetet? Mbetet qe ne te vazhdojne detyren tone per qytetaret”- tha Rama.
Rama ka folur per opoziten e re ne Kuevndin e Shqiperise, duke thene se jane gati edhe te tjere te vijne, e bashke me opoziten e re do te shkojne perpara me reformen zgjedhore.
“Eshtë koha që shqiptarët të shohin që ata nuk janë e vetmja zgjidhje e zgjedhje, ka të tjerë, ata që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë aq sa të vijnë, ka të tjerë që janë jashtë mureve e mezi presin të shpëtojnë nga të njëjtat fytyra me të njëjtin fjalor me libër shtëpie, që vetëm lidhje me politikën nuk kanë. Ne do te vijojme punen dhe me opoziten e re do te cojme perpara reformen zgjedhore”- tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



