E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nishani: Nëse Rama nis procedurat e shkarkimit, Presidenti duhet të mbrojë republikën
Politikë

Nishani: Nëse Rama nis procedurat e shkarkimit, Presidenti duhet të mbrojë republikën

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, njëkohësisht ish-presidenti Bujar Nishani ka folur në lidhje me situatën politike ku ndodhet Shqipëria.

Presidenti i Republikës mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës. Ai shkarkohet vetëm kur bën një krim ose tradhti kombëtare. Pra vetëm në këto dy raste mund të shkarkohet.

Këto janë dy shkelje të rënda që Parlamemti ka të drejtë nisë shkarkimin e Presidenti. Por cilën nga këto shkelje ka bërë Presidenti. Presidenti thjesht ka ç’dekretuar një dekret të tij.

Ka pasur edhe raste të tjera përfshirë edhe mua kur kam ç’dekretuar një dekret që kam fimosur.

Ky është një sulm emocional publik dhe nëse do kishte kurajo ta nismim, republika jonë është në sulm, dhe Presidenti i lind e drejta të mbrohet për çdo hap që cënon Republikën”, tha Nishani.

Duke folur përballë gazetarit Bledian Koka, Nishani është shprehur se me anulimin e datës së zgjedhjeve, presidenti ka ushtruar një të drejtë kushtetuese.

‘Këtë e kam bërë edhe unë duke shtyrë zgjedhjet’, u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani.

Por ish-presidenti Nishani është shprehur gjithashtu se presidenti duhet të mbrojë Republikën.

‘Nëse mazhoranca ndërmerr hapa për të shkarkuar presidentin pas këtij akti, atëherë Republika është nën sulm dhe presidentit i lind e drejta të marrë çdo vendim për të mbrojtur Republikën’, u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.