E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një deklaratë e Donald Lu kundër opozitës 20 mijë USD?
Uncategorized

Një deklaratë e Donald Lu kundër opozitës 20 mijë USD?

Zakonisht, deklaratat e Romana Vllahutin në mbrojtje të Edi Ramës dhe kundër Partisë Demokratike, janë më të forta se ato të ambasadori amerikan Donald Lu. Por, që prej majit 2017, deklaratat e Donald Lu nuk ndryshojnë nga ato të Taulant Ballës.

Dhe për këtë ka një arsyë të fortë- Edi Rama paguan që ambasadori i SHBA të sillet si avokat i interesave të tij dhe jo i interesave amerikane. Pak kohë më parë u publikua kontrata 140 mijë USD që Edi Rama ka bërë me “Ballad Partners” në Maj 2017, kur negociohej hyrja e opozitës në zgjedhje.

Dokumenti tregon se lobistët u paguan 20 mijë USD për të kontaktuar ambasadorin Lu 6 ditë para vendosjes së ultimatumit amerikan për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, sipas interesit të Edi Ramës.

Deklarata e djeshme e Donald Lu, si avokat i Edi Ramës dhe që nuk dënoi as shkeljen e Kushtetutës, as zgjedhjen pa vetting të Kryeprokurores, është gati identike me qëndrimet e tij të majit 2017, kur kërcënoi opozitën se SHBA do të njihte zgjedhjet edhe pa pjesëmarrjen e PD.

Derisa të publikohen pagesat e tjera të lobistëve të Ramës, ambassadori Lu mund të ketë dalë në pension pa i dhënë përgjigje pyetje: A është kontaktuar Lu nga lobistët 20 mijë dollarësh të Edi Ramës për deklaratën e 18 Dhjetorit? /Hashtag.al/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.