E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NJË DENONCIM QË TERRORIZON
Sot

NJË DENONCIM QË TERRORIZON

Ka një denoncim publik shumë të rëndë nga deputeti demokrat Bardh Spahia, për gjendjen në maternitetin Koco Gliozheni. Sipas tij, vetëm në 10 ditët e fundit, në këtë maternitet kanë vdekur 10 foshnja të sapolindura për shkak të mungesës së inkubatorëve.

Nëse është e vërtete (deri më tani Ministria e Shëndetësisë apo vetë Materniteti nuk e ka përgënjeshtruar), atëherë ky është një nga lajmet më të tmerrshme në Shqipërinë e viteve të fundit.

Vdekshmëria foshnjore është një nga treguesit më kritik në Indeksin e Zhvillimit Human. Për fatin tonë të mirë, falë avancimit të shkencës, investimeve në shëndetësi, dhe rritjes së mbulimit me kujdes shëndetësor për popullatën, ky është një tregues ku ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm në tre dekadat e fundit.

Sipas Bankës Botërore, krahasuar me vitin 1990 vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është ulur me 3 herë, nga 36 për 1000 që ishte atëherë në 12 për 1000 vitin e kaluar. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme në një kohë shumë të shkurtër. Në letër mund të duken thjesht numra, por në realitet janë 840 jetë të shpëtuara për cdo vit. Përmbysja e këtij trendi do të ishte tragjedi kombëtare.

Është në natyrën e njeriut, që gjërat e fituara me mund t’i marrë si të mirëqëna. Por historia ka treguar se progresi edhe atëherë kur arrihet me shumë vështirësi dhe sakrifica mund të zhbëhet shumë shpejt. Shqipëria nuk mund ta lejojë këtë.

I takon Ministrisë së Shëndetësisë të sqarojë publikun. Nëse ky denoncim është i vërtete, atëherë dikush duhet të mbajë përgjegjësi, deri edhe penale. Këto janë vrasje. Për shkak të neglizhencës, korrupsionit apo paaftësisë, kjo nuk ka pikë rëndësie.

Shqipëria nuk mund të jetë Afrikë, ku fëmijët vdesin se në spital nuk ka inkubatorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.