E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një dimër I egër në dyert e Eurozonës dhe dosjet e sigurimit
Sot

Një dimër I egër në dyert e Eurozonës dhe dosjet e sigurimit

Heshtje për logjikën kolektive që nuk e patëm kurrë !

E ndërsa dje në të gjitha televizionet kombëtare diskutohej për “dosjet e spiuneve” në mediat ndërkombëtare kambanat e krizës ekonomike ishin kryefjala. Duket se eurozona po shkon drejt një krize të borxhi sovran. Lista e vendeve me brishtësi fiskale përfshin Italinë (e cila ne fund të tremujorit të parë të këtij viti e kishte borxhin bruto të qeverisë 152.6% të PBB-së), Greqinë (189.3% të PBB-së, por me kohëzgjatje mesatare të borxhit më të gjatë), Portugalinë (127%), Spanjën (117.7). %), Franca (114.4%), Belgjika (107.9%) dhe Qiproja (104.9%).
Nivele të tilla të borxhit mund të bëhet të rezikshme për shkak të perspektivës së dobët të rritjes, normave më të larta të interesit pa risk, primeve më të mëdha të riskut , dhe mungesës së dukshme të kapaciteteve fiskale.

Rreziku i një krize borxhi për qeveritë rritet më tej nga nevoja për të reaguar ndaj krizës së afërt energjetike evropiane. Pavarësisht progresit për të lehtësuar kufizimet e furnizimit, Evropa është shumë e varur nga burimet energjitike Ruse , e cila përbënte 40% të importeve të gazit dhe 27% të importeve të naftës në vitin 2021. Rusia ka vendosur të mbyllë gazsjellësin Nord Stream 1 për një kohë të pacaktuar dhe importet evropiane të naftës ruse janë nën embargo.

Industritë e varura nga energjia në eurozonë po luftojnë me çmimet e larta dhe pengesat e furnizimit. Cmimet e energjisë kane shkuar 700 euro MwH dhe inflacioni vjetor ne gusht arriti në 9.1% nga 8.9% qe ishte në korrik. Konsumatorët dhe qeveritë po përgatiten për më shumë presion mbi standardin e jetesës gjatë muajve të dimrit, kur konsumi i energjisë do të duhet të rritet. E gjithë kjo reflektohet në një rënie të besimit të biznesit dhe të konsumatorëve. Përballimi I krizës kërkon kombinimin e rritjes së transfertave, shkurtim të taksave apo zbutje të çmimeve të energjisë, masa të cilat padyshim do të zgjeronin deficitet e qeverive, të cilat gjenden tanimë në pamundësi fiskale .

Mbyllja e Nord Stream 1, ndikon veçanërisht në sektorët e prodhimit gjerman dhe italian, ndërkohë që dobësia e euros, e cila është zhytur afër barazisë me dollarin amerikan, do t’i bëjë importet më të shtrenjta edhe eksportet europiane më të lira. Rritjet e kostos së jetesës do të ulë kërkesën e konsumatorit, megjithëse familjet mund të zbutin ndikimin e çmimeve më të larta duke përdorur dhe duke ulur kursimet e tyre.

Dimri i vështirë I Eurozonës do te thotë acar në ekonominë shqiptare . Por politika shqiptare është me fat. Ajo i kërkon Europës në krizë që të na ndihmojë, ndërkohë në vend ka ndezur zjarrin e dosjeve të komunizmit, I cili do na e mbajë frymën gjallë edhe kofidencën lart.

Edhe pas 30 vjetesh Sigurimi I Shtetit është prioritetet . Nuk është as për të qarë as për të ulërritur . Ky absurd ka nevojë për heshtje . Heshtje për logjikën kolektive që nuk e patëm kurrë !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.