E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një grupim batakçinjsh që ishin të babëzitur!
Sot

Një grupim batakçinjsh që ishin të babëzitur!

Çfarë ju mbeti? Një grupim batakçinjsh që ishin të pangopur për t’u pasuruar në kurriz të të tjerëve?

Në 30 vite kishit mundësinë ta kthenit këtë vend në Zvicrën e Ballkanit por me injorancën dhe harbutërinë tuaj e kthyet në një gropë septike të madhe! Çfarë ju mbeti kur tek njerëzit sot keni krijuar vetëm neveri për sojin tuaj? Çfarë ju mbeti sot kur shqiptarët e mirë turpërohen që i përkasin të njejtit komb me ju dhe duan të ikin këmba dorës? Çfarë ju mbeti sot, kur të vetmit që ju servilosen akoma janë ata që i mbani me litar për bukën e gojës? Çfarë ju mbeti sot, kur e keni dhjerë aq shumë sa që asnjëri prej jush nuk ngjall shpresë as për më të keqen e vogel tanimë? Çfarë ju mbeti sot kur historia do t’ju kujtojë vetëm si një grupim batakçinjsh që ishin të pangopur për t’u pasuruar në kurriz të të tjerëve? Sa keq për ju, që e vetmja gjë që ju mbeti, janë thasët e lekëve, të mbushur me djersën tonë, që as nuk i merrni dot me vete në botën tjetër!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.