Një letër për prokurorin “Shesha”
Prokurori Bujar Sheshi apo Shesha nuk te njoh fare vetem nga lajmet megjithese nisur nga pervoja ime personale figura e prokurorit me sa une kam hasur e takuar mbetet e zbehte dhe meshiruese ne hallken e shtetit. O prokuror mesova se ke nje karrierë të gjatë si jurist dhe përfaqësues i institucionit të akuzës në Shqipëri. E ke nisur si avokat dhe më shumë se një dekadë si prokuror i çështjeve të Gjykatën e Lartë pranë Prokurorisë së Përgjithshme,dhe prokuror pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.
Tani u zgjodhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Por Autoriteti qe heton lidhjet me ish sigurimin e regjimit ka rezultuar se ju jeni në dokumentet e ish-Sigurimit si bashkëpunëtor në kohën kur keni qenë nxënës në gjimnazin Petro Nini Luarsi në Tiranë. Gjithashtu, i njëjti vendim nënvizon se ju figuroni në të njëjtat dokumente si anëtar me detyrë hetues, në Hetuesin e Degës së Punëve të Brendshme Fier.
Ky vendim i Autoritetit është miratuar me shumicë votash. Në favor të vendimit kanë votuar kryetarja Gentiana Sula dhe anëtarët Altin Hoxha dhe Simon Miraka. Kundër vendimit është rreshtuar Dr. Marenglen Kasmi.

Kaq do të mjaftonte që ju të largoheni vetë nga posti i rendesishem që mbani. Ju beni pjesë në K L P dhe pas ketij dokumenti lart dilje me dinjetit me dy gishta leter një stilolasp dhe me dy rrjeshta jepje doreheqjen nga kolltuku sepse keshtu do ishe vertet një prokuror serioz, me dinjitet dhe do jepje një shembull shumë edukues per cilesinë e punonjesit të drejtesisë që ti e di që kuterbon era mizerje, lek euro e dollaro. Venusi do ishte një planet i larget në ndergjegjen tende të hershme. Unë nuk mund të pranoj më që ti të paguhesh me rrogë shumë të mirë nga taksat e mia sepse ndjehem e fyer. Ndoshta të duket e veshtirë sepse në ketë mocalin tonë ku nuk ka ngelur pikë normaliteti në sistemin e vlerave normale per një shoqeri normale, por unë ta kerkoj me ngulm dhe ti nuk do të jesh as prokuri im kurrë më, avokat jo e jo por sikur ta beje do të vleresoja gjysmen e njeriut që reflekton dhe kupton se shteti kerkon pak moral, pak erez dinjiteti .Vota jote në KLP eshtë nul , e padukshme dhe perherë plot ngarkesa që nuk ka venus që ja heq kuterbimin. Qeteso veten dhe atë hallkë të rendesishme të sistemit të drejtesisë që edhe pa ty eshtë mizerabel. Kur kujtoj si i njoh unë prokuroret e Shqiperisë e them me bindje se fara e keqe nis ketu dhe perfundon në tezgat dhe peshoreve me kile të drejtesive sipas macetave dhe prerjeve të monedhave. Të paaftë skajshmerisht edhe pse Kodi Civil dhe Penal janë të shkruar dhe nuk ka shpikje, edhe kaq nuk dinë të lexojnë me një laps e një leter. Prokuror jepe doreheqjen dhe lere vendin bosh sepse do japesh një shembull qytetarie dhe i ben një lavazh pa sapun “venus” figures së anetarit të KLP. Keshtu nderon veten, shoqerinë, prokurorinë dhe u jep një mesim të vyer kolegeve dhe qeteson vuajtjet dhe piskamat e mijerave në birucat dhe bodrumet e erreta të diktatures. Me mirekupto prokuror, sepse unë po të shkruaj bazuar në qendrimin zyrtar të Autoritetit të Informimit mbi dokumentat e ish- sigurimit të shtetit. Mos ma merr per ters të lutem prokuror por mendoje seriozisht doreheqjen. Me respekt Jona Dusha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



