E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një manual praktik: Si mund të mblidhen paratë cash- fryt i korrupsionit
Sot

Një manual praktik: Si mund të mblidhen paratë cash- fryt i korrupsionit

Si fillim, duhet bërë e qartë: paratë e mëdha mbi 1 milionë euro nuk qarkullojnë ‘cash’. Ata ose investohen direkt pa u bërë maceta, ose hyjnë në ‘tubat’ offshore nëpër botë, ose bëjnë banjë ‘çupa-çupa’ në banka serioze, ku hyjnë nëpërmjet nënkontraktorëve financiarë, pasi lënë lesht deri në 30% të fitimeve. Të mëdhatë, kështu shkojnë.

Megjithatë, këta shkojnë lart fare, e zbulohen vetëm nëse njeriu që i ka dhënë, do të rrëfejë se e ka bërë. Shkurt është një operacion i vështirë e pak i realizueshëm. Kurse si operacion i përditshëm, ekzistojnë zyrtarët ‘thithlopa’ që marrin para ditë për ditë për gjëra që i kanë në axhendë ditore. Shumica e këtyre parave shkon sërish lart, përditë, madje disa herë në ditë, nëpërmjet njerëzve të përcaktuar dhe kanë vende të posaçme ku dorëzohen. Ky është një operacion i përvitshëm, e institucione të rëndësishme ndërkombëtare, e kanë llogaritur se së paku kjo “rrjedhje” shkon deri në 2 miliardë euro në vit.

Pra në thelb gjithë këto vite, kemi të bëjmë me magazina të mëdha parashë, kryesisht në valutë, që shtohen përditë e stivosen orë pas ore. Këto para janë këtu, e janë nëpër shtëpi, ose të para ose të dyta, ose të groposura, por janë këtu.

Pra logjikisht, nëse SPAK do të ketë një vullnet, arrin të marrë një mandat gjykate kontrolli banese apo banesash. E këtë mund ta bëjë për të gjithë ministrat, apo zyrtarët e lartë, të cilët jetojnë në banesa luksoze, kanë banesa në bregdet, përveç të tjerëve, kanë makina lukoze, vishen firmato, e fëmijët studiojnë në shkolla të shtrenjta e bëjnë jetë vanitoze.

Paratë, diku do ikin, mjafton që të miratohet kontrolli e të bëhet në mënyrë të përgjithshme, për të gjithë këta zyrtarë vanitozë. Që janë shumë. Kanë shtëpi lukzoze, vila në Lalzëz, në Qerret, Golem, janë shumë, po shumë fare. Me rroga nuk do i bënin kurrë. Një kontroll është thjesht një rutinë. Edhe nëse nuk gjnden para, apo cash valutë, ka mjaft materiale që nuk justifikohen nga ILKDPKI. Pra nëse ekziston vullneti, mund të nisin hetime të majme, e jo vetëm nga njëra palë por nga të gjithë. Realisht për 30 vite në pushtet!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.