Një qysqi pas koke për nderin fatalist shqiptar

Krimi në Zall-Bastar më ka shokuar. Gati e shikoj si një fiction shqiptar të paekranizuar që na del cdo ditë rëndom përpara syve me tragjjizmin, fatalitetin, disfatizmin dhe komicitetin me të cilin e marrim jetën në Shqipëri. Një vajzë 20 vjecare e martuar që tradhëton burrin që në muajt e parë të martesës, me një burrë të martuar me tre femijë. Epsh I pashuar apo inat me botën qe e martoi pa dashuri. Nuk di të them me saktesi. As nuk dua të perpiqem të paragjykoj, justifikoj apo të mos i jap arsye qëllimeve të saj fiziologjike të përmbushura në perceptimin tonë si të jashtëm në këtë histori. Ajo që trondit është kafsha njerëzore që ka mbetur si një paradigmë mesjetare në subkoshiencën e shqiptarit. Një histori që persëritet e përsëritet e përsëritet aq shpesh sa kohë pas kohe prodhon viktimat e saj të gjalla dhe të nëndheshme. Një lloj monstruoziteti I përbërë nga zakone të pabesa të veshura me mish dhe gjak dhe një lloj bese që I rri si roje pabesisë gati për ta vrarë pas shpine sa herë I shfaqet, për hir të një kodi që quhet nder, I krijuar po ashtu nga qenie të pandershme. Në këtë këndvështrim do ta shikoja edhe ngjarjen e fundit, ku miksohen në një realitet fatalist, dyshimi, tradhëtia, pabesia dhe pronësia patriarkale apo matriarkale mbi mallin qe quhet femër. Një femër vetëm 20 vjece grua që kurrsësi nuk ka se si të jetë e kënaqur nga një burrë që kënaqësinë e vetme ka dredhjen e zinxhirit ne kafene. Nje femer qe gjen hamshim te burri me i dale i fshatit, shoferi I furgonit ekuivailent me nje Hammer ne bllok. Një burre i martuar që bredh si Kazanova mullareve, në kërkim të sisëve dhe shalëve të bardha. Dhe një hije dyshimi që i ndjek nga pas hap pas hapi, qe kap mat motrën e martuar me shoferin machoman me syrin futur te kashtorja ku luhet nderi i tij. Dhe në fund akti final I tragedisë që perfundon gjithmonë në fatalitetin e gjallë dhe të nendheshem. Një qysqi pas koke nga ato që cajne drute, dashnorit të mullarit pa hënë, dhe nje telenovele qe do ta shikojme aq shpesh me tituj të ndryshëm në këtë vendin tonë, që prodhon kaq shumë fatalitet mizor sa do ishte një burim i mirë skenaresh për cdo regjisor që do të donte të shkruante filmin e tij të jetës…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



