E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një shembull për prokurorët e SPAK
Sot

Një shembull për prokurorët e SPAK

 

Ka drejtuar 5 vjet prokurorinë e posaçme antikorrupsion.
Për një vit ka hapur 9 mijë dosje hetimore. Ka arrestuar një kryeministër në detyrë, dy ish zv kryeminitra, 14 ministra, 43 parlamentarë. Ka arrestuar kryebashkiakun e kryeqytetit. Qeveria dhe politikanët e akuzuan se prishi imazhin e vendit. E shkarkuan nga detyra. Madje i hapen dhe çështje penale!

Kjo është Laura Lasku Koveshi, rumunia 49-vjeçare që prej 31 tetorit 2019 drejton Prokurorinë e Bashkimit Europian.
Vetëm Rumania votoi kundër saj për postin e drejtueses së prokurorisë europiane.
Në krye të 22 prokurorëve, po heton 500 dosje të abuzimeve me fondet dhe ndihmat europiane, përfshirë dhe kohën e kovidit.

Shembujt se me çfarë duhet të merret SPAK nuk mungojnë! Mungon vetëm kurajo! Dhe kurajon nuk ka trajnim që t’a mëson!

Shembujt janë pika referimi për të përcaktuar saktë se ku ndodhesh realisht përtej retorikës dhe propagandës. Përtej fjalimeve dhe shifrave…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.