E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një superdeputet do  të marrë mandatin e PD, Gjuzi: Më kanë hyrë dhe në shtëpi, gruaja më kërkoi divorcin!
Politikë

Një superdeputet do të marrë mandatin e PD, Gjuzi: Më kanë hyrë dhe në shtëpi, gruaja më kërkoi divorcin!

Teksa pret radhën për të marrë mandatin e tij si deputet, duket se gjërat s’kanë ecur edhe aq mirë në jetën e tij private. Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, po divorcohet nga gruaja. I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, Gjuzi ka shpjeguar se ditën e sotme ka qenë një seancë, e cila nuk është  mbajtur. Deputeti i ardhshëm bën me dije se këto lajme publikohen tani nga armiqtë e tij në politikë, që janë shtuar shumë kohët e fundit.

“Më kanë hyrë edhe në shtëpi, jo vetëm me lajme.  Në datë 19 shkurt kunata ime, motra e gruas më ka nisur një mesazh fyes, shumë fyes dhe unë i kam bërë një kallëzim penal zonjës. Bashkëshortja më ka kërkuar ta tërheq kallëzimin dhe unë i thashë jo, nuk e tërheq.

Të nesërmen, pra me datë 20 shkurt ajo ka paraqitur një kërkesë për divorc. Si unë dhe bashkëshortja jemi ende në një shtëpi, pra nuk është përfundimtare ndarja.

Them që më janë futur në shtëpi, pasi nipi i kunatës dhe gruas time është nënkryetar i bashkisë Shkodër.

Kanë ndërhyrë gjithandej me presione dhe kërcënime që unë mos të marrë mandatin”, është shprehur Kujtim Gjuzi në prononcimin dhënë,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.