E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një sygjerim për kritikët e Blendi Fevziut
Sot

Një sygjerim për kritikët e Blendi Fevziut

Mentor Kikia

Sot lexova shënime e shkrime të shumta, në formën e opinioneve dhe statuseve në rrjetet sociale, që kritikonin e shanin ceremoninë dhe mënyrën se si autori i programit politik më të shikuar në vend, Blendi Fevziu, përkujtoi 20 vjetorin e këtij program.
Unë nuk bëj pjesë tek ata që e kanë promovuar veten në emisionin “Opinion”, por kam qenë e jam një ndjekës i tij. Dua të theksoj se mua nuk më habisin kritikat dhe sharjet, sepse kjo është bërë një gjë normale tashmë në shoqërinë tonë. Më habit gjuha dhe mllefi. Dhe mbi të gjitha: Përse? Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Nëse një program televiziv nuk të pëlqen, mos e shiko. A ka dëm më të madh që mund ti bësh një programi televiziv apo një gazetari? Unë personalisht e kam bërë. Kur nuk më ka pëlqyer tema, të ftuarit apo forma e debatit, nuk jam lodhur të shkruaj e të shaj, por kam ndërruar kanal. E kam bërë me programin e Fevziut, të Sokol Ballës, të Eni Vasilit, Ylli Rakipit, Rudina Xhungës, etj etj. Këtë mund të bënte dje gjithkush nga ata që nuk u ka pëlqyer ajo që bëri Fevziu dhe TV Klan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.