E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një zgavër që vjedh taksa
Sot

Një zgavër që vjedh taksa

Tatim fitimi 5 per qind per sektorin e IT-se eshte shnderruar ne nje zgaver te madhe shmangiesh te taksave. Ai eshte nje privilegj, qe eshte dhene pa asnje kushtezim ne krijim vende pune apo benefite te tjera per ekonomine. Pra i gjithe favori eshte thjesht dhe vetem nje mekanizem per te shmangur taksat dhe klasifikohet plotesisht tek ato qe quhen si praktikat e demshme.

Thuajse te gjitha kompanite e IT-se qe marrin tenderat e tejfryre te AKSHI-it, kane hapur dhe nga nje kompani satelit te fokusuar vetem ne programim, ku transferojne nje pjese te madhe te parave qe marrin nga tenderat si nenkontraktim per te shmangur tatim fitimin 15 per qind dhe per te paguar vetem 5 per qind.

Situata eshte bere aq absurde sa qe nje nga tendermarresit me te medhenj te AKSHI-t ka krijuar nje kompani satelit, te ciles i nenkontrakton 3 milione euro ne vit. Kompania ka vetem 2 punonjes. Pra nje punonjes prodhon 1.5 milione euro te ardhura ne vit, koke me koke ne rendiment me Cristiano Ronaldon. Por nuk eshte vetem ky. Thuajse te gjithe tendermarresit e AKSHI-t kane krijuar nga nje kompani satelite ku shmangin taksat masivisht.

Shikoni cfare skeme kane krijuar keta. Nga njera ane vjedhin me tenderat e tejfryre te AKSHI-t nga ana tjeter nuk paguajne as taksa. Vjedhje e dyfishte, vetem se pjesa e dyte, kjo e shmangies se taksave behet me ligj. Te babezitur, nuk lene as qindarkat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.