E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njëherë timonin, pastaj programin! Ose, ç’thotë populli bën partia!
Sot

Njëherë timonin, pastaj programin! Ose, ç’thotë populli bën partia!

     Arben     Vata

Kryeministri ka kërkuar sot mendimin e qytetarëve për ta përmirësuar qeverisjen e tij në katër vitet që vijnë. Njoftimin e ka bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook,ku sigurisht ka marrë shumë komente.

Rama mori tashmë timonin për të drejtuar “makinën” Shqipëri, siç dihet pa shpalosur asnjë program për qytetarët përgjatë fushatës elektorale. Meqë tani duhet një program, ai fton qytetarët që ta bëjnë bashkarisht. Fundja, kur qeveria të marrë votëbesimin në parlament, duhet lexuar një program.

Në fushatë shkohet pa program, por në parlament jo. Nga ana tjetër, përfshirja e qytetarëve në hartimin e programit qeveritar, bën realitet një thënie thuajse të harruar “Ç’thotë populli, bën partia.

Çfarë do partia, bën populli.” Përpara drejt fitoreve të reja. Mbetet vetëm të shkatërrohen dalëngadalë këta kulakët e PD, por për këtë mendon vetë kryeministri!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.