E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njerëzit e shkretë …
Sot

Njerëzit e shkretë …

 
Njerezit e shkrete rregjohen perdite mes nje mije hallesh per te gjetur nje pune, per te patur mundesi te blejne buke, dergojne femijet ne shkolle, blejne ilace etj. Njerezit e ngrate jetojne, padyshim mes hallesh dhe andrallash, semuren, sherohen, fejohen, vdesin, martohen, lindin femije, i gezohen dickaje te vogel te mire dhe hidherohen apo deshperohen nga dhimbjet, vuajtja apo skamja.
Keta njerez qe jane shumica jone dhe qe jane ne fakt populli jone, jane ndergjegja e ketij vendi. Keta njerez shyqyr Zotit nuk ia vene veshin idiotesive, narcisizmave, egoizmave dhe injorances se turpshme qe nje pjese e ketij populli jeton ne facebook dhe nuk le gur pa levizuar, koment pa bere, marri pa shfaqur per te dhene mend, per te kritikuar apo lavderuar.
Qeveria nga njera ane ben gjithcka qe neper televizione te prodhohet vetem nje diskur qe ajo do, nje diskur qe e shfaq ate ne lufte me drogen dhe krimin, ne lufte per te vendosur rend dhe per te ndertaur shtet.
Qeveria prodhon edhe narrativen e opozites se keqe, e opozites qe punon pere Rusine, qe flet kot apo eshte e paafte ne menyre qe e verteta e vetme te jete ajo e kryeministrit. Facebook, qe do duhet te ishte hapesire ku te thuheshin te verteta apo ku njerezit te ishin bashke kunder kesaj rrene te tmerrshme te nje qeverie plotesisht te mbytur ne korrupsion dhe droge, eshte vetem nje fushe apo skene narcisistesh, zemerakesh, delirantesh etj qe bejne nepermjet perpjekjes per te shtyre perpara narcisizmin e tyre punen e qeverise dhe te pushtetit.
Ata e bejne kete pune ose nepemjet postimeve idiote te tavolinave te drekave apo darkave, te vizitave ne qytete te botes apo ne plazhe, nepermjet postimeve te selfijeve te ndryshme apo komenteve per Stephen Hawking, per “diktaturen e Erdoganit” ose lidershipin e forte te tij, per Julia Roberts apo per Weinstein etj etj.
Ata e bejne kete edhe nepermjet sharjes se opozites duke e quajtur te pandershem debatin per varferine, denoncimin e trafikut, duke i thene asaj qe je e majte ose qe ka brenda saj njerez te paafte etj. Shyqyr Zotit qe njerezit, shumica qe vuajne por qe jetojne pa narcisizem, nuk merren me keto idiotesite e facebookut. Shyqyr Zotit Rudi Erebara, Elton Lelo jane ne facebook per te treguar me finese kete drame ….

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.