E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njeriu misterioz i miliardave Klodian Zoto
Uncategorized

Njeriu misterioz i miliardave Klodian Zoto

Kush është Klodian Zoto dhe lidhja e tij me incineratorët në Shqipëri

Duhen minimalisht 2-3 orë kërkim për të gjetur një foto të njeriut ”misterioz”, përmendur shpeshherë për disa kompani e koncesione të rëndësishme, së fundmi atë të ndërtimit të incineratorit të Tiranës.

Kush është Klodian Zoto, që së fundmi ka arritur të fitojë nëpërmjet kompanisë së tij koncesionin 128 milionë eurosh për ndërtimin e incineratorit të plehrave në Tiranë?

Zoto, çuditërisht, arriti të ngrejë një kompani me vetëm 100 mijë lekë kapital në vitin 2010, duke e çuar në 10 milionë euro të ardhura këtë vit, vetëm 7 vjet pas krijimit.

”Gjeniu misterioz” ka regjistruar 7 vjet më parë kompaninë ”Integrated Technology Services”, me fokus në ofrimin e shërbimeve IT.

Zoto ka hapur e ka mbyllur seli në Pogradec, Korçë, Fier dhe Tiranë.

Vitin që shkoi deklaroi plot 1.3 miliardë lekë të ardhura ose 10 milionë euro dhe është pikërisht kompania që shfaqet në të treja koncesionet e incineratorëve: Në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Nga ajo që zbulojmë, del i çuditshëm fakti se kur Zoto ka themeluar kompaninë që po bën miliarda, nuk e ka patur fare si objekt të kompanisë së tij djegien e plehrave apo ndërtimin e incineratorëve.

Krejt papritur, kompania e Zotos kthehet në kompaninë kryesore dhe fiton mjaftueshëm për të rënë në sy, duke krijuar kompani guaskë si ajo holandeze, më 19 gusht të 2016-ës.

Koncesioni i dyshimtë 30-vjeçar i incineratorit, u mor nga ”Integrated Energy B.V”, e vetmja që bëri ofertën prej 128 milionë euro. (V.G/SHUPLAKA)

Në Galeri: Pasqyrat financiare me të ardhurat sipas viteve të kompanisë së Zotos

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.