E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njihuni me Kabinetin  Rama 4
Sot

Njihuni me Kabinetin Rama 4

Më poshtë kabineti i mundshëm Rama-4:

– Edi Rama – Kryeministër dhe Ministër i Artit Modern.

– Lulzim Basha – Zv.kryeministër dhe Ministër i Anglishtes fluently. E lyp nevoja për intergrim në Europë.

– Iris Luarasi – Ministre e Shkencës dhe Filozofisë. E ka lyp Akademia e Shkencave.

– Sara Mile – Ministre e Fëmijëve. E lyp nevoja për gëzimin e çdo fëmije me lodra “tregu” kineze falas.

– Tërmet Peçi – Ministër i Bujqësisë. E kanë lyp vetë fermerët e tronditur.

– Antoneta Dhima – Ministre e Blegtorisë. E lyp nevoja për tufëzimet.

– Ceno Klosi – Ministër i Allishverishit. E kanë lyp grupet e interesit.

– Belinda Balluku – Ministre për Marrëdhëniet me Dubain dhe vendet e tjera arabe. E kanë lyp vetë mbretërit për investime.

– Ervin Demo – Ministër i Plagjiaturës së Ndershme. Program: çdo tezë kopjohet me citim korrekt.

– Taulant Balla – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Grupet e Strukturuara që mbahen me djersën e ballit. E kanë lyp vetë njerëzit e punës.

– Zeqine Caushi – Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Gaz Bardhin. E ka lyp Luan Baçi.

– Piro Dhima – Ministër i Sportit. E ka lyp greku. Që çdo seancë parlamentare të hapet me një përshëndetje, “jasas palikari”.

– Romina Kuko – Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Ambasadorët. E kanë lyp vetë diplomatët, s’dihet arsyeja.

– Shën Ollga Spiropali – Ministre për Luftën në Ukrainë. E ka lyp vetë shef Zelua, atij s’i bëhet fjala dysh.

– Erion Braçe – Ministër i Bujqësisë Lokale (vetëm për Myzeqenë). E kanë lyp vetë banorët pasi nuk u ecën kastraveci, karrota…që kur ka ik ai.

– Milva Ekonomi – Ministre e Brand-it. E lyp nevoja që kryeministri të promovohet si brand dinjitoz.

– Pirro Pizevengu – …vazhdon Ministër i Luftës. E ka lyp NATO vetë.

– Arkend Balla – Ministër i Arsimit. E lyp nevoja për zgjerim të arsimit profesional. Siç e do Europa.

– Neomalsorja – Ministre për punët Botnore. E ka lyp vetë UNESCO, për punë t’trashëgimisë botnore

– Fadil Nasufi – Ministër i Shëndetësisë. E kanë lyp mbi 700-mijë pensionistë se s’po zenë rehat me atë ilaçin që del reklamë për prostatën dhe atë të dhimbjeve të kyçeve.

– Mirela Karabina – Ministre Arsimi. E ka lyp Luli si më besniken e tij. (Do e ndajë postin me Pampurin 2 vjet njëra 2 tjetra.

– Ardit Bido – Ministër i Brendshëm. (Këtë se ka në dorë as Rama, më thonë. Punët e Zotit.)/  Hysni Gurra

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.