E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Noizy: Nuk më rruhet as për PD, PS e LSI …
Sot

Noizy: Nuk më rruhet as për PD, PS e LSI …

Reperi i njohur Noizy bëri dy ditë më parë një deklaratë ku u bënte thirrje studentëve që të pranonin propozimin e kryeministrit Edi Rama për të vënë pikat mbi i përmes dialogut.

Kjo deklaratë ka shkaktuar menjëherë një furtunë reagimesh në rrjetin social “Instagram”. Ndjekësit e tij e kritikonin reperin se po mban një qëndrim politik, duke mbështetur kështu kreun e qeverisë.

noizy

Për këtë arsye, Noizy ka vendosur që të reagojë sërish nëpërmjet një postimi në “Instagram”. Ai shkruan se nuk i “rr*het” as për njërën nga partitë politike.

“S’më rruhet as për PS as PD as LSI”, shkruan reperi i dashur për publikun shqiptar, duke na treguar se nuk mbështet asnjërën nga partitë.

noi

Me ironi ai është shprehur se dialogu nuk bën, ndaj ju thotë një “bravo” studentëve për të vijuar me protesta pa rrugëzgjidhje: “Mos bëni Dialog. Dialogu nuk bën. Jeni shumë mirë kështu siç e keni nisur. Bravo ❤️ Ju Uroj fat shpresoj t’ia dilni mbarë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.