‘Non grata’ – Çfarë nuk thonë britanikët dhe amerikanët!
Basir Çollaku / Situata po behet qesharake, dhe nuk mund te kalohet as me skermitje dhembesh as me te zgerdhira memesh.
Historia e ka treguar qe kushdo ka luftuar me perendimin ka humbur, aq me teper ne situaten e sotme gjeopolitike, me hapjen e negociatave etj.
Partia Demokratike eshte partia e pare e pluralizmit, dhe s’mund t’i lejoje vetes te kete nje kryetar ne kurs te hapur konflikti me SHBA dhe Mbreterine e Bashkuar (e cila momentalisht qeveriset nga konservatoret).
Perveç kesaj, sa me shume demokratet t’i bien murit me koke ne fundin e qorrsokakut ku jane futur, aq me shume do perforcohet arroganca e autokracise se Rames.
Nese PD vazhdimisht duhet te luaje ne mbrojtje per Berishen, nuk jep dot goditje ne sulm kunder Rames.
Eshte cilesia e demokracise ne loje, perpos te tjerave.
Eshte koha qe Doktori te beje nje hap pas, sikur edhe sa per sy e faqe.
E arrite fitoren tende. I tregove te gjitheve qe mund te rikthehesh ne moshen 78 vjeçare, e rimore kontrollin e partise, e more mbeshtetjen e shumices se demokrateve.
Mbaje ideologjine! Parti sovraniste, konservatore, kunder liberaleve te Sorosit etj.
Shfrytezo primaret e shtatorit per t’i hapur rruge karrierave te reja ne PD, qofshin keta dhe ultrabesniket e tu. Askush nuk do thote se u terhoqe apo qe pate frike, madje do e vleresojne gjestin se shpetove nje parti.
Kaq e veshtire eshte?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



