E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk di ç’plasje kanë’/ Artistët e Teatrit Kombëtar përgjigje Ramës, sot…
Sot

Nuk di ç’plasje kanë’/ Artistët e Teatrit Kombëtar përgjigje Ramës, sot…

Artistët e Teatrit Kombëtar e kanë një përgjigje për Kryeministrin. Pas deklaratave të djeshme në seancën parlamentare për teatrin, por edhe një komenti të dy ditëve më pas, artistët e Teatrit Kombëtar do të dalin sot në një deklaratë për shtyp.

Kreu i Sindikatës së Aktorëve të Teatrit Kombëtar, Arben Derhemi, thotë se sa i takon lëvizjes së tyre, parimisht, ata i kanë arritur qëllimet, pra, që të mos lëvizin nga godina e TK, derisa para tyre të prezantohet projekti i teatrit të ri, si dhe rishikimi i projektligjit “Për disa ndryshime në Ligjin Për Artin dhe Kulturën”.

“Tashmë, pritja për takim në ambientet e Teatrit nuk ka më kuptim, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro premtoi publikisht se në këtë territor nuk do të ndërtohet veçse teatër dhe ramë dakord që nuk do të lëvizim prej këtej. Ndërkohë, përfaqësuesit tanë do të ulen në tryezë me të, për të diskutuar projektligjin. Por përmes një deklarate ne do t’i përgjigjemi qëndrimit të Kryeministrit karshi artistëve, për gjuhën e përdorur prej tij në komentet e fundit për shqetësimet e artistëve”, tha Derhemi, duke shtuar se do t’i qëndrojnë deri në fund vendimit të tyre për të mos u larguar nga ai teatër, pa parë projektin e ri, që në mendimin e tij personal, do të ishte më e arsyeshme ruajtja e fizionomisë së teatrit ekzistues, duke respektuar kështu historinë gati 70-vjeçare të këtij institucioni.

Artistët duket se nuk e kanë pritur fort mirë komentin e Kryeministrit në rrjetet sociale.

“Nuk e di çfarë plasje kanë, po di që debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të teatrit, është një debat i stërvjetër, i stërlodhur dhe pa asnjë vlerë e asnjë kuptim sot! Sa ka bërë qeveria ime për teatrot, muzetë, stadiumet në vetëm 4 vjet, nuk i kanë bërë të gjitha qeveritë bashkë në 25 vjet! Nuk mjaftojnë? Aspak. Por ama leksione të asnjë lloji s’na jep dot askush dhe në këto katër vjet do bëjmë ende më shumë, përfshirë edhe Teatrin e ri Kombëtar, duan s’duan ata që s’dinë çfarë duan!”, është shprehur Rama. Të tjera batuta ai ka hedhur dje nga foltorja e Parlamentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.