Nuk do ta besoni se cila ka qenë sms-ja e parë në botë
Është pothuajse e pakonceptueshme në ditët e sotme, por mesazhet me tekst ishin dikur vetëm shlkronjat të cilat formojnë fjalitë, pa emoji, pa gife apo foto ose boomerange.
Megjithëse ata janë shumë më të përpunuar tani, mesazhet e para kanë patur fillime disi të ngadalta.
Mesazhi i parë sms i dërguar ndonjëherë ka qenë në vitin 1992 nga Neil Papworth, një programues software 22 vjeçar, i cili dërgoi SMS-në e parë nga një kompjuter tek kolegu i tij Riçard Jarvis në Vodafone.
Ky mesazh i parë i dërguar më 3 dhjetor 1992, shkruante thjesht:
” GËZUAR KRISHTLINDJET “

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


