Nuk e dua turizmin “Ne Shqiperi hahet lire”
Edmond Arizaj
Une per vete nuk e pranoj dot kete trajtimin si nxenes shkolle qe duhet te duartrokas sa here flet drejtori. Koleget e mi ne media, mund edhe ta kundershtojne ndonjehere kryeministrin, sepse nuk eshte i pagabueshem. Si psh ne rastin e fundit kur nje reviste franceze keshillonte te vinin te pushonin ne Shqiperi sepse hahet lire.
Yyyyyyy te gjitha mediat te reklamonin kete qe shkruajti Rama, qe e kishin shkruajtur francezet. Po pse valle keq per fukarenjte e botes jemi? Per te ngrene lire, ne jemi vete, kemi dhe vellezerit tane te Kosoves dhe kaq. Po a na e ben dot Rama qe bregdeti yne te mbushet jo me kacatorre qe kane lene kerraben dhe i kane hipur motorave te ujit, por me jahte.
A na e ben dot bregdetin Rama me resorte luksoze duke i hequr gjithe cibanet e mbire andej e ketej e qe i plasin ujerat e zeza, qe pastaj pushuesit kur te vijne te jene milioneret qe hedhin ketu parate e verteta jo restot qe u mbeten. A na e ben dot Rama qe bregdetin tone, malet tona, Valbonen e Thethin e Vosjkopojen etj etj, te mos i vizitojne vetem pleqte evropiane qe mbahen me pension, por edhe ata qe i shohim ne revista e TV e qe i harxhojne parate me thase.
A na e ben dot Rama qe revistat e vizitoret te mos shkruajne shkoni ne Shqiperi se hani me pak leke, por shkoni ne Shqiperi se argetoheni me shume se ne Greqi. A na e ben dot Rama qe bregdeti shqiptar te shijohet 365 dite ne vit sepse Dielli nuk i mungon, e gjermanet e nordiket qe temperaturat tona u duken si vere te mos shkojne ne Greqi.
A na e ben dot Rama qe nje vere te vetme, para se te dalim ne pension (shiko sa vite kohe i dhashe 🙂 te mos ankohemi per sherbimin dhe te mos kujtojme buzet e qeshura te grekeve, malazezeve, kroateve e turqve…E di mire qe nuk jane te gjitha ne doren e Rames, por nese Rama tregon si arritje revistat franceze qe thone “shkoni ne Shqiperi se hahet lire”, atehere nga Rama do drejtohem.
Une nuk dua qe vendi im te jete ai i liri. Te tille e kane bere te papergjegjshmit, injorantet dhe grabitesit. Po te jete per turistet qe vijne te hane lire, atehere le te pranojme edhe deshtimin per vizionin tone per turizmin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




