Nuk e kuptoj vërtet këtë vetingun!
Sokol Terihati
Një gjë nuk e kuptoj vertet me ketë vetingun .
Nese një qytetari të thjeshtë , policia i gjen një objekt , sado të vogel , që nuk eshtë e tij , e ndalon.
Dmth , e arreston.
Ketyre grabitqareve , prokurorë e gjyqtarë bashkë , faqe të gjitheve , në televizor , u gjejnë neper xhepa , vila , apartamente me shumicë , resorte turistike me pishina, që nuk i kanë të tyret , ose kanë haruar t’i deklarojnë dhe jo vetem nuk i hyn gjemb në kembe , por me keqardhje , anetaret e jurise , i thonë pak a shumë ….
“Keq na vjen , po ju nuk mund të punoni në sistemin e drejtesisë . Keni vjedhur aq shumë, sa ca apartamente , nuk i mbani as mend , që janë tuajat .”
Ti gezoni !?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



