“Nuk e luan as topi”, Balla mesazh të qartë: Nuk i japim kurrë mundësi Bashës dhe bandës së tij të huliganëve që…
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka qenë i prerë sot teksa nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se “Zgjedhjet do mbahem në 30 qershor dhe nuk e luan as topi”.
Sipas Ballës, ky është një fakt i panegociueshëm me askënd se Kushtetuta nuk është llastik, por është aty për të respektuar dhe PS është për ta respektuar, ashtu si mandatin e shqiptarëve për një kuvend me mandat 4 vjecar.
Ai ka lëshuar akuza ndaj opozitarëve, duke thënë se “PS ai ato partitë që ju sollën ju këtu dhe tradhtuan mandatin e shqiptarëve. Aq e sigurtë është detyrimi që kemi ne për të zhvilluar zgjedhjet është njëlloj si dielli që lind në lindje dhe perëndon në perëndim, nuk i japim kurrë mundësinë Bashës dhe bandës së tij të huliganëve të marrin peng vendin”.
Balla ka theksuar se “Beteja jonë është për demokracinë për të ardhmen evropiane të vendit. Me 29 maj, në 23:30 gjithë shqiptarët dp të marrin lajmin e mirë nga KE për rekomanduar përfundimisht fillimin e bisedimeve për anëtarësim, e jo pa qëllim përpjekja e fundit për të penguar këtë lajm të mirë do të bëhet në paradën e fundit të huliganëve në 25 maj. Sa për pengmarrjen e partisë LSI nuk quhet pengmarrje, por trashëgimi brenda familjes. Arsyeja pse opozita ka zgjedhur këtë rrugë lidhet me frikën e liderëve nga reforma, Berisha, Basha, e kryemadhi e dinë se reforma në drejtësi nuk mund të bllokohet”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



