“Nuk e përballoj dot një President qesharak”, Rama ultimatum Metës: I japim kohë ta bluaj…
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Parlament ka paralajmëruar Presidentin, Ilir Meta, se do të ketë ende kohë për të dekretuar Sandër Lleshin si ministrin e ri të Brendshëm, edhe pse afati ligjor ka skaduar.
Rama u shpreh se të njëjtën rrugë që ndoqi Meta me dekretimin pas një vitit të kreut të SHISH, Helidon Bendo, do duhet ta bëj edhe për kandidaturën ministrin e ri të Brendshëm.
Gjithçka e pranoj, por një president qesharak nuk e përballoj dot. Koha më ka mësuar që të mos e them fjalën e fundit të parën, sot të votojmë shkarkimin e Xhafës, që e falënderoj për bashkëpunimin më pas votojmë në qeveri ministri e Brendshëm, si zv.ministër, që e refuzoi Presidenti, dhe do ti japim Presidentit kohë që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar bindje të plotë por edhe vetes”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



