E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk është aq keq sa duket, çifti i njohur sërish bashkë pas divorcit?
Uncategorized

Nuk është aq keq sa duket, çifti i njohur sërish bashkë pas divorcit?

Aktorja e njohur për rolin e Zejnep në “Kuzey & Guney”, Merve Bolugur, kohët e fundit është vënë shpesh në qendër të mediave rozë për shkak të jetës së saj private. Divorci i bujshëm me Murat Dalk?l?ç, pas dy vjetëve martesë, nuk kaloi pa zhurmë në Turqi, por shumë komente pati edhe për arsyet e ndarjes. Tradhtia ishte një prej të shumëkomentuarava, por shpejt çifti e mohoi pa dhënë shumë detaje.

Ditët e fundit, Merve Bolugur është parë në spital për shkak të së ëmës e cila vuan vazhdon të kurohet nga disa probleme shëndetësore. Tani, ajo është në gjendje të mirë, por ajo që çuditi fansat ishte pikërisht kjo foto nga spitali.

Ish-bashkëshorti i aktores, Murat Dalk?l?ç, sapo pa foton e ish-bashkëshortes me të ëmën nga spitali, vendosi ta marrë në telefon menjëherë: “Lëre pas të shkuarën, a mund të bëj diçka për ty?” Pas këtij raportimi, të menjëhershme ishin pyetjet për këtë marrëdhënie: “Murat Dalk?l?ç dhe Merve Bolugur po bëjnë paqe me njëri-tjetrin?”.

Murat Dalk?l?ç, i pranishëm në një aktivitet artistik dy ditë më parë, e konfirmoi lajmin se kishte komunikuar me ish-bashkëshorten.”E telefonova Merve dhe shkova në spital. Gjendja shëndetësosre e së ëmës është e mirë. Nuk ka asnjë konflikt apo mëri mes meje dhe Merve. Nuk jemi ndarë aq keq sa thuhet”, – tha ai si për të mbyllur gojët e liga.

Po çfarë po ndodh, në fakt? Po bashkohen apo jo?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.