Nuk është as Mugabe as Taipi por Edi Rama…
Armand Maho

Ja sa respekt ka kryeministri për punonjësit e policisë së shtetit. Kujdes nuk po flet Kim Jong Un, nuk po flet Erdogan per grushte shteti fantazme, nuk eshte as Mugabe e as Putin. Eshtë Edi Rama! Kështu sulmoi dhe Dritan Zaganin per ti dalë në mbrojtje Tahirit protektorit te trafikut te drogës dhe Habilajve. Sot i del ne mbrojtje sekserit Taulant Balla dhe falangave te droges , vrasësve me pagesë, pastruesve të parave e perdhunuesve qe ai ndermjeteson ne Nikel, Elbasan, Durrës e Shkodër! Vendi nuk është buzë humnerës por në renie të lirë, pritet vetëm përplasja finale. Në rast se skemi pare asgje akoma, ajo që mbetet per tu pare eshte vetem kataklizmoja. Mos u cuditni kur ndonjë ditë sejcili prej nesh te perballet me bashibozuket e te gjitha llojeve, te cilet ndjekin qorrazi fantazite halicinante të njeriut qe ne rinine e tij eshte egzaminuar me psikopati, por qe fatkeqesisht na ka zënë derën këtu e pesë vjet dhe vazhdon të adhurohet nga një pjesë e shqiptarëve! Mos u cudisni kur të burgosë, dhunojë, cnderojë dhe sikterise cdo gjë të shenjtë që kemi! Atehere do ja ndjeni shijen e shtetit që po pretendon se po bën ky dhe ajo tufë halabakësh që e ndjekin dhe i mbajne ison!
#pobejmështet#
Per Emiljano Nuhun sot!
“Do ta ndjekim këmba-këmbës atë horr që u kthye në hero, në vend që të vazhdonte hetimin braktisi detyrën për të marrë azil”
Per Dritan Zaganin dje!
“Një kriminel, nga ata të cilët policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajën t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



