Nuk jam dakord me vendimin e Rudina Hajdarit por e admiroj..
Nuk jam aspak dakord me vendimin e Rudina Hajdari, vajzës së Liderit të Demokracisë, Azem Hajdari, për të mos lënë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike.
Ky është mendimi im personal, po e theksoj, personal.
Megjithatë e admiroj shumë, shkurt e ardhuroj vendimin e saj vetëm për një fakt.
Ajo është fiks ADN-ja e babait të saj, rebele.
Në brendësi ajo është e djathtë, sepse ajo nuk dëshiron t’i ngjaj kolegëve të saj të majtë, të cilat janë gati të bëhet “kamikaze” për liderin e tyre.
Prandaj, kryerilindasi të mos ta marri si dobësi reagimin e Rudinës, sepse Rudina nuk është as Spiropali që bëhen zonja milioniere, apo Gjylameti që bëhet doktoreshë me plagjiaturë.
Rudina nuk janë si gratë socialiste të Fierit, që kërcejnë si të tërbuara për liderin e tyre në Ditën e Nënës.
Rudina është vajza e Azem Hajdarit. Këtë luks e ofron vetëm e djathta. Pikë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



