E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ka dilema, Teatri i  ri Kombëtar, mbi `gërmadhat e të vjetrit`, brenda një blloku betoni gjigant
Sot

Nuk ka dilema, Teatri i ri Kombëtar, mbi `gërmadhat e të vjetrit`, brenda një blloku betoni gjigant

Më në fund kryeministri Rama ka dalë hapur, për çështjen e nxehtë të Teatrit Kombëtar. Ashtu siç kishin paralajmëruar mediat e pa kapura, artistët dhe opozita, trualli I godinës historike do të pastrohet dhe mbi të do të ndërtohen blloqe gjigante betoni… edhe me një teatër “modern” brenda!

Këtë fakt fillimisht e mohoi edhe kryeministri Rama, edhe ministria e kulturës Kumbaro, edhe zbatuesi në teren, kryetari i bashkisë Erion Veliaj. E mohuan kur panë vendosmërinë e artistëve të Teatrit Kombëtar dhe të opinionit publik, por pas joshjes dhe “blerjes” së të parëve, sot pasdite do të bëjnë fakt të kryer planin e tyre. Bëhet fjalë për të njëjtën skemë që u përdor me stadiumin “Qemal Stafa”; Kulla gjigante…edhe me një teatër brenda!
Lajmin e faktit të kryer e ka dhënë vetë kryeministri Rama, në faqen e tij në Facebook:

“TEATRI I RI KOMBËTAR MBI GËRMADHËN E TË VJETRIT

Sot pasdite, 17.00, në sallën e ekspozitave të COD, Qendra për Hapje e Dialog, në Kryeministri, prezantohet Projekt-Propozimi i Teatrit të Ri Kombëtar/ Një nisëm frymëzuese për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social. Një projekt i studios së famshme ndërkombëtare, BIG ERTV Live”, shkruan Rama plot entuziazëm.

Dhe për të na mbushur mendjen, poston plot 21 foto “gërmadhash” të bëra në bodrumet e teatrit, por harron që të hedh projektin me blloqe gjigante betoni për biznesin pranë tij, që do të ndërtohen në truallin e godinës së vetme historike, që ka ngelur më këmbë në atë zonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.