Nuk ka faj kryeRubli Kryeministër?!
⊄Nga Ylli Manjani
AliBashBenjtë, AliBardhët, Tabakllarët e ca lloshër të tjerë janë në fakt Rublat e opozitës. Politikisht pa vlerë, por ekonomikisht ende të dobishëm.
Ka njëfarë të drejte Rama.
I pëlqen apo jo asaj (opozitës pra) ata janë faktuar si rublat që u këmbyen në Euro të fëlliqura pushteti me kurs jo të pafavorshëm. U këmbyen edhe me leje ndërtimi e përqindje aksionesh në aferat mbi pasurinë publike të grabitur me dhunë politike votash parlamentare.
Tani për të justifikuar “kursin preferencial” të këmbimit ata kanë detyrë ti lënë opozitës, partisë që u dha atyre mandat, faturën e Rublave.
Kopjen e kësaj fature thuhet se e ka edhe zonja Kim. E mban në xhep dhe ua tregon rregullisht rublaxhinjve…
Për fat të keq edhe gjykata bëhet pjesë e këtij pazari të fëlliqur.
Imagjinoni po të ishte Berisha me Ballkanin e Hapur!🤔 Do ishte shpallur jo nongrata, por direkt agresor i Ukrainës…
Po këtu u ngec fabula mashtruese Rublaxhinjve dhe kryeRublit Kryeministër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



