E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk marrin pagat  prej disa muajsh, punonjësit e inceneratorit të Fierit bllokojnë depozitimin e mbetjeve
Sot

Nuk marrin pagat prej disa muajsh, punonjësit e inceneratorit të Fierit bllokojnë depozitimin e mbetjeve

Rreth 20 punonjës të inceneratorit të Fierit, roje dhe operatorë, janë ngritur në protestë këtë të Martë dhe kanë bllokuar depozitimin e mbetjeve.

Ata thanë për mediat se nuk kanë marrë pagat prej disa muajsh dhe as nuk janë paguar sigurimet. Punonjësit akuzojnë administratorin e inceneratorit Farudin Arapin për situatën ku ndodhen.

Një përmbarues privat ka bllokuar kontot bankare të kompanisë koncesionare, e cila është gjithashtu nën sekuestro, për llogari të një gjykimi penal që ka nisur në Gjykatën e Posaçme.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten e 24 marsit 2023 të pranojë kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të çështjes së inceneratorit të Fierit në ngarkim të të dyshuarve. Me një vendim një ditë më parë, GJKKO i llehrësoi pozitat e të pandehurve duke pranuar kërkesën e shumicës prej tyre për gjykim të shkurtuar – mes të cilëve, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako dhe bizmensmi i kompanisë përfituese të koncesionit Klodian Zoto.

Kalimi i dosjes në gjyq u parapri nga një rikualifikim i akuzave për disa nga të pandehurit, duke iu lehtësuar pozitën penale, pasi për akuzat e reja, Kodi Penal parashikon marzhe më të buta dënimi. Për ish-deputetin Alqi Bllako, gjykata urdhëroi SPAK-un të ndryshonte akuzën për “korrupsion të funksionarëve të lartë shtetërorë” ndaj tij në “korrupsion të personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas gjykatës, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Bllako nuk konsiderohej funksionar i lartë, por funksionar publik. Në të njëjtin arsyetim ndryshoi akuza për korrupsion edhe për biznesmenin e inceneratorëve, Klodian Zoto, italianin e pandehur Giuseppe Ciaffaglione dhe për Arjola Kodrën. Akuzat u zbutën edhe për ish-zv/presidentin e FSHF, ArbenDervishaj, ish-mbikëqyrës i punimeve të shoqërisë koncensionare. Gjykata rrëzoi akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit ndaj funksionarëve publikë” dhe vlerësoi se Dervishaj duhet të gjykohet për “falsifikim të dokumenteve” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat”.

Gjykata pushoi çështjen për dy prej të akuzuarve, për Enver Sheshin, i cili ndërroi jetë gjatë hetimit, si edhe për Robert Shabanin, që ishte dënuar me herët nga një gjykatë për të njëjtin fakt penal.

Sipas SPAK, për të favorizuar në mënyrë të jashtëligjshme shoqërinë koncesionare të Fierit, ish-ministri i mjedisit, Koka ka përfituar 146 milionë lekë ryshfet, ndërsa Alqi Bllako 14 milionë. Po ashtu, rezulton se shoqëria e Klodian Zotos ka përfituar 4 milionë euro për shërbime që nuk janë kryer, por janë paraqitur situata të falsifikuara, duke i kryer vetëm në letra punimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.