“Nuk prisja numër kaq të ulët votuesish”, Lubonja komenton votimet: Pjesëmarrja një lloj referendumi. PD të analizojë…
Analisti Fatos Lubonja, ndërsa ka komentuar votimet e ditës së djeshme, tha se nuk kishte pritur një numër kaq të ulët votuesish.
Në një lidhej me Skype për “News 24”, ai tha se kjo pjesëmarrje e ulët ishte një lloj referendumi, duke shtuar se rezultati nuk i dha Ramës mbështetjen që kërkonte.
Ai rezultat nuk i dha këtë mbështetje. Gjithmonë mbetet dyshimi që vjedhja e votës që është bërë nuk është se nuk është përsëritur dhe tani. Një rezultat 21% besoj po të bëjmë një kompromis mund të arrijmë tek 18-19 është shumë pak në raport me mbështetjen që pretendon Rama i cili e ka ndarë Shqipërinë në të mirë e në të keqe. Pra, ne jemi e mira, ata janë nga e keqja. Ai komforti i votës që gjoja është marrë edhe në 2017 dhe 2016 në Dibër, janë për t’u interpretuar. Nuk mund të lihet kështu që ne kemi maxhorancën që na mbështet”, tha Lubonja.
Nga ana tjetër, ai i sugjeroi PD të analizojë pjesën tjetër të qytetarëve që nuk votuan.
“Ky 80% duhet analizuar nga PD mirë. Padyshim një pjesë janë militantët por është edhe një pjesë që refuzon politikën në dy krahët. Besoj që mbetet një formulë që opozita është e dënuar që në qoftë se do të fitojë zgjedhjen e të marrë pushtetin ose do të luftojë edhe sistemin, të shkojë tek njerëzit duke ndërruar sistemin e grabitjes së votës dhe t’i kthehet shërbimit të njerëzve dhe jo oligarkëve e krimit.
Besoj se i ka dhënë provat 20 vjet Edi Rama që ka hyrë në bashkëpunim me këtë kategori njerëzish dhe jo shqiptarët e ndershëm.
Në një vend normal PS në pushtet në qoftë se do donte të vazhdonte ekzistencën e saj si parti politike e të mos vazhdonte rrugën e një bande kriminale, pas përgjimeve duhet të kishte një tronditje të madhe”, deklaroi Lubonja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



