O Mamaq, hosanara cullak edhe sot mo Daku!
Naim Noka
O Mamaq po për sot i le gërthitjet dhe piskamat në Surrel ? Do të them Daku se ky me erdhi i pari epitet për ty, sot pa u zgjuar mirë pulat në Surrel. O Daku po u trazove shqiptarëve gjelin në stomak, me malukatin që na servir sot për pak reklamë! Po boll shitje jargësh hosanarash në valë kombëtare o Daku! Shko piskat në Bulqizë o burrë tek ajo familja që vetëm lekët e shampos së “mbretit surrelas” të kishte, do blinte nja dy pako makarona dhe dy kilogram mish e nuk do ta mbyllnin festën me pak qumësht… o dakuuu. I keni kthyer në përmjerrje hapsirat e shenjta të medias vetëm për lajka, servilizëm, propagandë që trazon stomakun… Po nuk u ngopët me reklama për mbretin lakuriq?
Ke të drejtë Daku ju nuk jetoni dot pa hosanara.. lëpirje lëtyrje ….. Boll mo daku! Futja një piskame në vilën tënde pashë të madhin zot !Jo lëpirje trashë – trashë o Daku , në valët e pasurisë kombëtare sic mund të jetë televizioni ku punon ti dhe shumë të tjerë. Kazan hosana o sapllak o Dak!
Këtu kërkohet injoranca,
Që vjen nga shpellat në qytet,
Dhe shkon andej nga bie,balanca,
Këta gomarin e bejnë mbret!…
Dhe nuk kanë turp,aspak moral,
Që injorancën mbjellin vendit,
Pranojnë dhe lekun me fekal!…
Të prurë doraz,tutje këndit…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



