E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot

Oerd Bylykbashi : Rama dhe Meta Overdozë budallallëku juridik

Sot paskan dalë PS dhe LSI e thonë se do t’i kerkojnë KQZ që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve. Çfarë gallate idioteske. Eshtë afat prekluziv! Nuk shtyhet! Pikë! Kush ju pengon të regjistroheni si koalicion? Askush. Kjo është një e drejtë jo një detyrim. Kaloi afati, humbet e drejta. Fundja mund të garojnë tek e tek, pse mërziten? Peshkun që i qelb bishti erë mund t’ia shesin shqiptarëve përsëri bashkë edhe pa koalicion në zgjedhje.

Këta duan ta bëjnë Kodin Zgjedhor si atë paçavuren që bënë për “vitingun” ku nuk lanë procedurë e afat pa bërë çorap aq sa nuk merret vesh më llumi që kanë sajuar. Lodhu 10 vjet ne duke përmirësuar Kodin me konsensus, lodhu ODIHR duke rekomanduar të qartësojmë afatet. Të del Rama me Meten, e me një shkresë me dy firma hedhin në erë një Kod me 84 vota.

Të shohim nëse KQZ do të këpusë ndonjë kumbull doktrinare lapidare. Mund t’u shkojë në mend të nxjerrin një akt normativ të KQZ që kërkon 5 vota. Por KQZ nuk e ndryshon dot ligjin dhe afatet e tij edhe sikur te votojë me 7 vota unanime. Megjithatë, kur përfaqesuesit e qeverisë i thanë Gjykatës Kushtetuese se me akt normativ ndryshohet Kushtetuta, mos u habisni që ndokujt mund t’i shkojë në mendje që me akt normativ ndryshohet ligji.

Sugjerim për këta të PS-LSI: kërkoni një shkresë mbështetëse apo rekomandim për ndryshim afati andej nga ORMN (Ofiçina e Riparimit te Mjeteve të Ndërtimit) se kanë eksperiencë në ndryshime afatesh kushtetuese e ligjore. Ia morën dorën me “vitingun” kur i duhej Ramës dhe ndryshuan afatet, rivendosen afatet, ndryshuan procedurat kushtetuese e ç’nuk rekomanduan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.