Ofroi më shumë se 16 subjektet e tjera, Veliaj i Veliaj i jep 1 miliardë lekë KLAJGER KONSTRUKSION për rikonstruksionin e shkollës “Avni Rustemi”
Erion Veliaj duket se po përgatitet rëndshëm për fushatën zgjedhore të këtij viti. Tenderat e dhënë nga Bashkia Tiranë së fundmi kanë kapur ritme marramendëse si përsa i përket shifrave të mëdha ashtu dhe për numrin e madh të tyre në një periudhë të shkurtër kohe.

Duket se arsyet për të “lëshuar” para gjenden nga të gjitha anët. Qoftë edhe për rikonstruksionin e shkollave në mes të sezonit shkollor. I tillë është rasti i tenderit me numër reference REF-55260-12-28-2022 dhe me objekt “Rikonstruksion Shkolla 9-vjecare “Avni Rustemi”.

Fondi limit i caktuar nga Bashkia Tiranë është 99,003,291 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Tenderi ngre një numër të lartë dyshimesh për një sërë faktorësh. Së pari rezulton se plot 16 kompani të ndryshme kanë ofruar vlera më të ulëta sesa kompania fituese.

Megjithatë asgjë nuk është marrë parasysh. Fituese është shpallur firma KLAJGER KONSTRUKSION në pronësi të shtetasit Sadik Lumi. Ajo ka ofruar shifrën prej 86,836,521 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Mjafton të përmendet se diferenca mes vlerës fituese dhe shifrës më të ulët është gati 150 milionë lekë të vjetra me TVSH. Pra ndonëse bëhet fjalë për një diferencë të tillë kaq të madhe, Veliaj nuk e ka marrë aspak parasysh shpërdorimin e parave të taksapaguesëve të Tiranës dhe ka shpallur fituese pikërisht KLAJGER KONSTRUKSION.
Ndërkohë shikohet gjithashtu se të paktën 3 nga firmat pjesëmarrëse në tender kanë ofruar vlerë zero, një fakt ky që i shton akoma më tepër dyshimet për një fitues të paracaktuar. Së fundmi, si qershia mbi tortë, vlera fituese e tenderit është sa 88% e fondit limit, duke rritur përsëri dyshimet në lidhje me këtë procedurë. I takon SPAK të hetojë për më tej.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



