Ogerta 5D, specialistja e lotëve që nuk mund të qajë
Elona Caslli | Opinion | Publik.al
” Lotët; kriteri i të vërtetës në botën e ndjenjave. Lotët, jo të qarat. Ekziston një prirje ndaj lotëve, e cila e shpreh vetveten përmes një orteku të brendshëm. Ka specialistë në çështje të lotëve që s’kanë qarë kurrë me të vërtetë” – do të shprehej Emil Cioran-i
Në kontekstin e thënies së Cioran-it Ogerta 5D në protestën e djeshme dukej saktësisht si një specialiste në çështjen e lotëve që nuk ka qarë kurrë me të vërtetë.
Ogerta 5D mund të prodhojë lot, por nuk mund të qajë dhe jam tejet e bindur se nëse do të organizohej një “Panair lotësh”, Ogerta 5D mund të fitonte pa më të voglin dyshim çmimin e parë si prodhuesja më shpejtë e lotëve që nuk mund të qajë, por që mund të prodhojë lot kudo dhe kurdo.
Prodhuesja e lotëve, që nuk mund të qajë, Ogerta 5D duhet të kuptojë se çdo lot i prodhuar prej saj fyen dhimbjen e çdo viktime të luftës në Kosovë, sepse nuk mund të lotosh për një dhimbje që nuk e njeh. Parakushti për të lotuar për një dhimbje është që pohosh ekzistencën e saj dhe ekzistenca e një dhimbjeje pohohet duke pohuar krimin dhe viktimën.
Ogerta5D dhe partia ,që ajo përfaqëson, hesht për krimin dhe prodhon lot për viktimën dhe krimin e trajton si fatkeqësi natyrore si përmbytje apo tërmet, ndërkohë që krimi ka emër të përveçëm: Serbi dhe dhimbja ka të vërtetën e saj që quhet Gjenocid.
Ogerta 5D dhe partia që ajo përfaqëson nuk duan t’i japin krimit emrin që ka dhe dhimbjes tē vërtetën që i përket, duke votuar kundër rezolutës që njeh gjenocidin serb kundër Kosovës.
Prodhuesja e lotëve, që nuk mund të qajë, Ogerta 5D përpiqet dëshpërimisht që mosnjohjen e gjenocidit ta zëvendësojë me prodhimin e lotëve dhe shfaqjen e tyre në tezgën e panairit të madh të fushatës elektorale.
Kjo është fyerje e mirëfilltë për mendjen e individëve që ende mund të mendojnë dhe një fyerje akoma më e rëndē për viktimat e luftës në Kosovë që vriten për herë të dytë nga tezga e panairit të lotëve të Ogertës 5D dhe mosnjohjen e gjenocidit kundër tyre.
Post Scriptum- Dhe meqënëse fraza hyrëse ishte një thënie nga Cioran-i, po i drejtohemi përsëri mendjes së tij të përveçme për frazën përmbyllëse;
“Njeriu do të donte nganjëherë të ishte kanibal, jo aq për kënaqësinë që ta shqyente e ta gllabëronte filanin ose fistekun, sesa për kënaqësinë që ta villte atë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



