Olta Xhaçka dha Çertifikatë sigurie për motrën e Dumanit
Një skandal tjetër i madh është bërë publik orët e fundit dhe që ka të bëjë me qeverinë Rama. Pajisja me certifikatë sigurie e motrës së Nuredin Dumanit ka sjellë reagime të shumta në botën politike por edhe në media.
Gazetari Ylli Dylgjeri në një postim në facebook e quan turp një sjellje të tillë nga Ministria e Jashtmë e Shqipërisë dhe kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Olta Xhaçkës nga posti i Ministres.
Ja postimi i plotë:
Olta Xhacka të japë dorëheqjen e menjëhershme.
Si mund të mbahet akoma Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ?
Ky është Skandal mbi skandale!
Lajmi i fundit për emërimin dhe pajisjen edhe me “Certifikatën e Sigurimit të Personelit” në Institucionin më të lartë për Europën dhe punët e Jashtme të Xhuljana Agim Dumanit i kalon parashikimet e gjithkujt për seriozitetin e këtij shteti të korruptuar e inkriminuar.
Sot Olta Xhaçka duhet të largohet me perçmim nga detyra. Turp!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



