Opinioni i Venecias për Kodin Zgjedhor,reagon Balla: Për të ardhur keq që opozita njerr raportin konfidencial të Komisionit të Venecias
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i cili u publikua në media.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se është për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase shpërndan të dhëna konfindenciale nga opinioni i Venecias.
Sipas tij, Komisioni i Venecias është i kthjellët dhe në respekt të konfidencialitetit nuk do të bëjë asnjë koment lidhur me këtë çështje.
“Eshte per te ardhur keq qe opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve te saj besnike, shperndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!
Jo vetem kaq por edhe perhap tym permes tyre. Venecia eshte e kthjellet dhe ne nuk do te bejme asnje koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnje besimplote qe kthjelltesia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes!” shkruan Balla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



