E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita drejt bojkotit të zgjedhjeve? Bashkim Fino propozon: Edhe PS të tërheqë listat e anëtarëve të KZAZ-ve. Duhet të…
Politikë

Opozita drejt bojkotit të zgjedhjeve? Bashkim Fino propozon: Edhe PS të tërheqë listat e anëtarëve të KZAZ-ve. Duhet të…

Ish-kryeministri i PS, njëherësh deputeti Bashkim Fino ka propozuar sot në Kuvend që Partia Socialiste të tërheq anëtarët e saj nga KZAZ-të dhe në vend të komisionerëve partiak, të caktoje persona jo politik.

Fino ka thënë në Parlament se maxhoranca nuk mund të tërhiqet zvarrë nga opozita, e  cila vendosi të djegë mandatet dhe të mos dërgojë anëtarët e saj në Komisionet e Administrimit të Zgjedhjeve.

Ish-kryeministri ka thënë se KQZ duhet t’i plotësoje vendet  vakante me persona jo politik, madje këtë shembull ta japë e para Partia Socialiste.

“S’mund të presim që një marrëveshje e orës së fundit se do kthejë opozitën në Parlament. Ne duhet të flasim për një proces të rregullt dhe demokratik. Vlerësoj daljet e rregullta nga përfaqësuesit e KQZ-së për t’u bërë thirrje partive që të dorëzojnë informacionet pranë KQZ-së.

Në kushtet e braktisjes së sistemit mund të deklarojmë mbështetjen maksimale për KQZ-në dhe ky institucion duhet të garantojnë funksionimin normal të këtij institucioni dhe të pranojë personat që vetëofrohen të marrin pjesë në këtë proces.

Për PS kjo është sfida më e madhe, jo për rezultatin, por për procesin që do të dalë ky rezultat.

Propozoj që PS të tërheq listat e dorëzuara në KQZ, administrata zgjedhore të jetë e përbërë nga individë të lirë dhe të barasvlershëm nga partitë politike. Ky do të ishte një sinjal i pastër për spektrin politik, sepse ata nuk na tërheqin dot zvarrë, por sulmi i tyre behet ndaj sistemi zgjedhor”, tha Bashkim Fino.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.