E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita e bashkuar reagon ndaj Policisë: Koha e kërcënimeve ka…
Politikë

Opozita e bashkuar reagon ndaj Policisë: Koha e kërcënimeve ka…

Opozita e Bashkuar ka reaguar pas deklaratës së Policisë së Shtetit dhe të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të cilët paralajmëruan se do të nxitet dhunë nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë.

Protesta-kryeministria-dhuna-opozita-16shkurt2

Opozita e bën të qartë se protesta e 16 shkurtit e provoi se nuk ka kriminelë, por qytetarë dhe kërkoi të ndalen kërcënimet.

DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR

Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë.

Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës.

Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë.

Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!

Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit “339”, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit!

Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.