E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita pushon, kryeministri i Tires punon
Sot

Opozita pushon, kryeministri i Tires punon

Kryeministri i TiRES  propagandon nuk ndalon. Me dhjetëra punonjës  të shtypit si kameramanë, fotografë dhe asistentë nuk pushojnë nga njeri kantier në tjetrin.

Ndërkohē që Opozita ka spostuar vemendjen e  debatit tek programi  ekonomik me sloganin e thjeshtë ‘ Shqipëria fiton’ , media investiguese  dhe Opinioni publik zbulojnë  situatën  e trishtë  në shendetësi. Sms-të e të ndjeres paciente,  që ja adresonte  Tires së njohur të spitalit covid ‘Shefqet Ndroqi’,  janë pasqyra më  e mirë e shendetesise në 8 vite qeverisje .  Shqip dhe shkurt, Rama e meriton të quhet  kryeministri  i  Tires .  Tiret janë kudo në jetën tonë. Ndaj  Rama  ka punuar kaq shumë dhe  tani nuk ka kohe as të pushojë  dhe ndalojë. Nuk e la opozita të punonte këto 8 vite prandaj  ky  në 80 ditë të mbetura do  punë jo llafe. Në  mandatin e tretë thuhet do të jenë të gjitha veprat 4D . Ndërsa opozita dhe Luli pushojnë dhe flenë gjumë , Rama dhe ekipi punëmbaruar punojnë natë e ditë  pa u ndaluar.

Kryeministri i Tires ka siguruar plot 1000 vaksina,duke vaksinuar  rreth 003% të popullsisë. Tirja  po të mos ishte në burg do të ishte vaksinuar si sanitare e spitalit covid por edhe nga burgu ka nevojë të bëje  chekap falas sepse ne paguajmë 90 ml euro koncension nga taksat tona.

Nëse  ka nevojë të  operohet Tirja  sterilizimin e ka falas sepse shteti paguan 160 ml euro koncensionin nga taksat tona…

Po tē ketë nevojë për dializë Tirja, prapë falas do e  kishte sepse paguan shteti 70 ml$. Sigurisht Tirja do bejë dhe analiza gjaku edhe në burg, prandaj kryeministri i ka siguruar Tires  shërbim laboratorik duke paguar me taksat tona 90 ml $ nga shteti.

Po Tirja  dhe  çdo familje hedh plehra nga shtëpia,kryeminsi ka menduar për incerneratorët e FIERIT , Elbasanit dhe Tiranës. duke i paguar me 402 ml $ që Tirja dhe gjithë qytetarët të  hedhin  plehra në kosh. Por Tirja mund të dalë shpejt  nga burgu dhe nëse do të shkonte  në Kukës  patjetër do  të paguajë 1244 lekë për Kastratin që ja  ka dhënë kryeministri me PPP plot 405 ml $.

Po nëse Tirja do të udhëtojë në Dibër  do kalojë nga Rruga e Arbrit  edhe kjo rrugë është dhënë me PPP 400 ml$.

Për nipër e mbesa  të TIRES  ka menduar kryebashkiaku i Betonit  duke ndërtuar shkolla në Tiranë  me PPP    80 ml $ .  Tirja ka lekë  do të gjejë një TIR në  drejtësinë tonë dhe  kur të dalë nga burgu  do shkojë me pushime ne Dhërmi apo Jalë, sigurisht do kalojë nga rruga e re me PPP Orikum-Dukat me vlerë 75 ml $.

Nëse do i shijonte   një biftek në restorantin e Nustretit, Tirja  do të duhet të udhëtojë  me avion nga Rinasi nuk kalon dot  pa u përshëndetur   me Kastratin.

Kaq shume suksese  dhe vepra a nuk janë mjaft o njerëz  ? A nuk kanë sy  shqiptarët?   Ndaj opozita le të flerë, ndërsa kryeministri i Tires punon natë e ditë.  Nuk i lë dot punët e nisura   në gjysmë. Trusti i Betonit tashmë komandon vendin e shqipeve. Nuk mund të lërë pa paguar as 130ml $ Bechetin dhe 50 ml$ firmën “Aktor” qe na duhet ti paguajmë  ne  bashkëqytarët e  kryeministrit të Tires,ndaj qentë le të lehin ,ti ec përpara për fitorje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.