E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozitës së ngordhur nuk i bihet me shkelm!
Uncategorized

Opozitës së ngordhur nuk i bihet me shkelm!

Analisti Shpetim Nazarko ne nje analize per “Konica .al” e cileson opoziten si kali i ngordhur, te cilit nuk i bihet me shqelm….

Me poshte lexoni analizen e Nazarkos:

Megjithëse Basha ka prurje të reja, kjo opozitë duket e Ramës që opozita të ngrejë nivelin, sepse të gjithë kanë në dorë fatin e vendit, problemi në fund do t’i ngelet atij dhe partisë që udhëheq. Në seancat e para po shihet avazi i vjetër, bile pa asnjë nuancë të re. Të tërë duket se janë në periudhën e pushimit të drekës në zbor dhe kanë zbërthyer rripat e mesit. Në seancë, hiq ndonjë fjalim të vogël në lidhje me nenin për “pakicat kombëtare”, asgjë nuk pipëtin.

Reforma zgjedhore do të shtyhet si gjithnjë dhe duket ka filluar keq. Asnjë nuk do ta shohë akoma se jemi ende i vetmi vend në Evropë që numëron votat si dikur në komunizëm me komisione partiake.

Asnjë ide e re nga fronti i ekonomisë. Dje, një lexues i portalit më thoshte se Shqipëria ka dhjetëra fabrika për regjjen e lëkurës. Ndryshe nga sistemi i kaluar, asnjë nuk e mbyllte ciklin dhe, si rrjedhim, italiani e blinte lëkurën për dy euro dhe na e shiste pastaj xhupin për 200 euro. Pafuqia për të diskutuar probleme ekonomike nuk vjen vetëm nga pafuqia e deputetëve. Ata janë një pjesë e problemit. I gjithë ai shtrihet te klasa politike që ka zaptuar jo vetëm foltoren e parlamentit, por edhe shtypin dhe gjithçka tjetër. Kjo bën që e vetmja gjë si dhe në sezonin e kaluar të mbetet te sherri i zakonshëm ose i Berishës dhe Bashës, ose i ndonjë tjetri, specializuar dhe më parë për sherre të tilla.

Në pragun e një vdekjeje klinike, pozita dhe opozita e Shqipërisë po zënë gjithë damarët qarkullues jo vetëm të ekonomisë, por edhe të debatit real mbi ekonominë. Kjo, nëse vazhdon, do të na lërë si zakonisht në duart e ministrit të financave që vetë mbledh, vetë gatuan e vetë shet. Punë dreqi.

Siç u theksua më lart, kjo legjislaturë, nëse vazhdon kështu, nuk ka arsye të bjerë veçse shakatë e vjetra që në ditën e enjte marrin formën e plotë dhe banale. Ku po vemë? Të kërkojmë shpresën te opozita PD—LSI. Besoj se nuk ka për të ndodhur. Pavarësisht se nuk e thonë hapur, të gjithë e dinë në PD se aleanca me LSI-në i ka humbur 150 000 vota, që i kanë shkuar kësaj të fundit. Bashkëpunimi me të për reformën zgjedhore duket akoma më i vështirë, sepse mazhoritari zhduk apo zvogëlon LSI-në. Po nuk është se i bie ndonjë favor edhe PD-së. Do kemi për shumë kohë një bashkëpunim mes tyre sipas parimit “tërhiq e mos lësho”, etj.

Po duke e mbyllur me gjithë ankesat, duhet të them jo shprehjen e popullit “Kalit të ngordhur nuk i bihet me shkelm”, por opozitës nuk i bihet me shkelm. Ajo aq është, sa dhe ishte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.